Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët paralajmërojnë: Çdo ditë në orë 17:00, të shtunën marshojmë
Rritja e çmimeve ka bërë bashkë qytetarët shqiptarë të cilët njëzëri i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë dhe të marrë masa.
Prej pesë ditësh në vend janë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme. Këtë të dielë qytetarët janë barë bashkë përballë Kryeministrisë, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Ndërkohë qytetarët janë shprehur se protesta do të vijojnë çdo ditë në orën 17:00 , ndërsa të shtunën do të marshojnë.
Nuk kanë munguar edhe ironi ndaj politikanëve, duke i kujtuar atyre premtimet e bëra gjatë fushatave
“A e doni naftën pa akcizë apo jo? Meqë këto premtime nuk janë mbajtur t’i këndojmë Braçes këngën e tij”, u shpreh një qytetar.
/b.h