• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta kundër Lukashenkos/ Qytetarët janë marrë me forcë nga policia dhe…

by Java News
28/09/2020 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues gjatë marshit të 27 shtatorit në Minsk, të organizuar kundër Alyaksandr Lukashenkës dhe autoritetet e rendit në Gomel ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Protestat kundër Lukashenkës, që pretendon se ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, kanë hyrë në ditën e 50 me radhë.

Protestat në Minsk, Gomel dhe në qytete tjera vijnë pasi Lukashenka – që është në pushtet që prej vitit 1994 – u inaugurua në një ceremoni sekrete më 23 shtator, që nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që thanë se nuk do ta njohin legjitimitetin e tij.

Një zëdhënës i Komitetit për Marrëdhënie të Brendshme në Gomel tha se u përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve “sepse disa njerëz u sollën në mënyrë të papërshtatshme”.

Dhjetëra-mijëra persona, të cilët valëvitnin flamuj opozitar me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, marshuan në rrugët e Minskut.

Protestuesit planifikonin të mbanin një ceremoni “inauguruese për popullin” në mbështetje të Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidates opozitare në zgjedhjet presidenciale, e cila tashmë është larguar nga vendi dhe po qëndron në Lituani.

Tsikhanouskaya ka thënë se ajo në zgjedhjet e 9 gushtit ka fituar 60 apo 70 për qind të votave. Ajo u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për një “qëllim të ri, për zgjedhje të ndershme, që do të rezultonin në një inaugurim zyrtar dhe të ligjshëm”.

Në protestën në Minsk, dhjetëra protestues janë marrë me forcë nga policia dhe janë futur në furgonat e forcave të rendit.

Protesta po mbahen edhe në qytete të tjera bjelloruse, përfshirë edhe në Mogilev, Hrodna dhe Lida.

Protestat e 27 shtatorit po mbahen pasi një ditë më parë, gjatë një marshi të grave në Minsk u arrestuan mbi 100 protestues.

Protestuesit në Bjellorusi për të shtatën javë me radhë po kërkojnë që Lukashenka të largohet nga pushteti dhe të mbahen zgjedhje të reja. Që prej se kanë nisur protestat, Policia bjelloruse ka arrestuar rreth 12,000 persona dhe ka pasur të dhëna se protestuesit janë rrahur dhe torturuar.

g.kosovari

Next Post
Raporti i New York Times: Trump nuk pagoi tatime mbi të ardhurat për 10 vjet

Raporti i New York Times: Trump nuk pagoi tatime mbi të ardhurat për 10 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In