• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

by A. Q
13/10/2026 23:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet.

I ftuar në ‘Repolitix’ në “Report Tv”, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë.

“Lajmi sot është protesta nuk është ambasada amerikane, deklarata e tyre nuk është as mish as peshk. Ka tre vite që ishte në hije. Ka ardhur momenti që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë.  Protesta nuk ka një axhendë të qartë.  Gjykoj që gofditja e Bashkisë është rastësore. Protesta është kronologji e flamingove. Unë kam qenë pjesë e protestave të dhunshme. Para 15 viteve kam kërkuar burg për këta liderë që janë edhe sot.  Në shesh sot ka pasur shumë të rinj, ishte apo nuk ishte protestë e studentëve. Duhen qartësuar kërkesat e tyre”, tha Spahiu.

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet. Duke iu drejtuar kreut të ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qorri, Spahiu pyeti se ata që kërkojnë zgjedhjet e parakohshme çfarë ndodh nëse i fiton Rama ose Berisha.

“Kjo protestë deri në këtë fazë është e qëndrueshme. Por kjo protestë mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet, por nëse merr masa të mëdha nuk ndal dot askush. Palët që kërkojnë zgjedhjet e parakoshshme duhet të jenë të përgatitura për bisedime. Ka negociatorë edhe në luftë. Të kërkosh dorëheqjen e Ramës nuk do të thotë që ai mos të garojë më, është e drejtë ligjore. Pyetja është sa të gatshëm janë të hyjnë në bisedime dhe sa të gatshëm janë ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Spahiu.

Next Post
Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com