Degët e bankave të nivelit të dytë po vijojnë të qëndrojnë të mbyllura këtë të premte, pas protestave të dhunshme të tri ditëve të fundit, të përqendruara kryesisht në Tiranë.
Në orën 11:00 pritet të merret një vendim nëse bankat do të rifillojnë punën gjatë ditës së sotme apo do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, raporton gazetari Mario Braka.
Situata vjen pas përshkallëzimit të protestave ku në shënjestër të sulmeve ishin edhe disa banka të nivelit të dytë. Sot protesta e studentëve dhe gjimnazistëve ka hyrë në ditën e saj të katërt.

