• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protesta, edhe kundër SPAK”, Mertiri: Qeveri teknike? Kërkesë pa sens. Opozita s’ka fuqi morale dhe mbështetje për të mundur qeverinë

by S T
12/07/2024 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mertiri e konsideroi pa sens kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Në një intervistë për “Special Report”, duke komentuar protestën e së enjtes, analisti tha se opozita nuk ka “as fuqi morale, as besueshmëri apo mbështetje ndërkombëtare” për t’i imponuar qeverisë kërkesat e saj.

“E para është pa sens sepse qeveri teknike nuk mund të ketë. Që të detyrosh qeverinë të japë dorëheqjen dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, do të thotë që të kesh fuqi që ta rrëzosh atë. Kjo opozitë që kemi nuk ka as fuqi morale, as mbështetje te populli, as besueshmëri, as mbështetje ndërkombëtare, asnjë lloj kapaciteti për t’i imponuar qeverisë kërkesat e saj. Atëherë është një kërkesë idiote e bërë nga perspektiva e inferiorit që e di shumë mirë që nuk do të realizohet. Qëllimi që ka pasur Berisha me këtë protestë është për të gënjyer elektoratin e vet kinse është duke luftuar me qeverinë, nuk është duke luftuar me qeverinë por është në aleancë me të.”, tha Mertiri.

Sipas tij, protesta ishte edhe kundër SPAK. Mertiri shtoi se Berisha është i vetmi politikan që po mbledh njerëz kundër një prokurorie pasi nuk pranon dot që të hetohet.

“Mbi të gjitha kjo ishte një protestë kundër SPAK. Ideja lironi Sali Berishën, kujt ia kërkonin? Ia kërkonin GJKKO dhe SPAK, drejtësisë së re, që është bërë për të gjykuar këta këta protestë jo për hallet e njerëzve. Në fakt kjo qeveria ka vjedhur siç ka vjedhur edhe qeveria e Berishës dhe Berisha sot po iu thotë njerëzve që ejani në shesh dhe halli i tij është që SPAK të mos e hetojë. I vetmi politikan deri më sot që mbledh njerëz në protestë kundër një prokurorie, e cila po heton, po proteston se nuk pranon të hetohet dhe kjo është e turpshme. Kjo opozitë, në këtë lloj derexhie, ku thërret popullin në protestë për t’u mbrojtur vetë në hetim, tregon se s’mund të ketë kapacitet për të mundur qeverinë sepse hallin e ka për të mbrojtur lëkurën e vet. Dhe kur ke këtë hall, s’mund të bësh politikë për të mundur qeverinë.“, shtoi Mertiri.

Next Post
Ish-kampioni botëror i kërcimit së larti, gjendet i vrarë me armë zjarri

Ish-kampioni botëror i kërcimit së larti, gjendet i vrarë me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In