• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e studentëve, Rama: Nëse nuk doni dialog, rrini atje!

by Java News
10/12/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live përmes facebook, me studentet pas protestës së tyre, ka bërë thirrje për dialog, duke nënvizur se qeveria nuk kërkon negociata. Rama tha se ai është i vetëdijshëm për kërkesat dhe me këdo që proteston për veten.

Kryeministri deklaroi se nuk i rriti qeveria tarifat, por autonomia e universiteteve.

“Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata, qeveria do dialog. Ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Protesta nuk është politike apo është?”, deklaroi Rama

Nuk kam dëgjuar protestues që nuk duan të flasin, tha Rama, ndërsa kujtoi se dikur protestuesit vriteshin në protesta, duke iu referuar rastit të 21 janarit

“Jemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministrat nuk na dëgjonin. Nuk kam dëgjuar protestues që nuk duan të flasin. Jam i gatshëm të dëgjoj këdo që dëshiron të dëgjohet. Jam angazhuar me mish dhe me shpirt për bashkëqeverisjen.”, tha kryeministri

Kreu i qeverisë tha se refuzimi për dialog ngjan me qëndrimin e Bashës

“Më vjen shumë keq të kujtoj se i vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme, me Lulzim Bashënqë u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat ose do rrëzohesh bashkë me qeverinë. I thosha hajde të ulemi, jo. Nuk ka nevojë të të kujtoj si shkuan punët. Përsëri për vettingun në politikë. Në Shqipëri problemi ka qenë se nuk ka dëgjonte njeri”tha Rama

Rama: Jam me çdo student që proteston për vete, jo për Lulin dhe Monikën

Kryeministri deklaroi që është me çdo student që nuk është aty për interesat e Lulit dhe Monikës. Mesazhi i Ramës ishte i qartë: Nëse nuk doni dialog, rrini atje.

“Eksperienca njeh plot raste siç janë terroristët që nuk pranojnë të negociojnë. Eksperienca njeh plot raste nuk protesta nuk dëgjohet nga autoritetet. Edhe rasti i fundit në Francë. Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S’doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t’i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë, unë do të isha aty si një student që është aty për veten e tij dhe jo për Lulin, Monikën e komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Të vuijnë 10 veta, 100 veta, 200 veta dhe të flasim”, tha Rama

Tarifa? Rama: Gati të investojmë nga taksat për të varfrit, por duhet dialog

Rama tha se e kupton pamundësinë e familjeve të varfëra për të paguar tarifat dhe është gati për diskutim, pavarësisht, se tarifat i vendos universiteti. Shefi i qeverisë tha se jemi gati  të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës.

“Tarifa? Patjetër. T’i diskutojmë. Mbështes arsyetimet racionale dhe e ndjej dhimbjen e atyre prindervë dhe studentëve, që janë studentë, që kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Duhet të dimë që tarifat i vendosin univeristetët, jo qeveria. Jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Por kjo duhet diskutuar. Nuk jemi shteti armike, duhet të komunikojmë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat”, tha Rama

Por pavarësisht apelit të Ramës, një pjesë e studentëve që po protestojnë paralelisht me komunikimin live të Ramës, janë shprehur kundër dialogut

“Jemi për arsimin. Nuk ka dialog me sistemin që nuk përfaqëson të rinjtë”, janë disa prej thirrjeve të studentëve të grumbulluar para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë.

Javanews/a.çupaj

Next Post
Tmerr në Pogradec, burri tenton të hidhet nga pallati, ndërhyn në kohë policia

Ndryshimet klimaterike po rrisin më tej vetëvrasjet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

December 30, 2025
“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

December 30, 2025
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

December 30, 2025
Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

December 30, 2025
Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

December 30, 2025
Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

December 30, 2025
Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com