• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e studentëve mund të transformohet edhe si lëvizje politike? Arlind Qorri: Mund ta pësojë i gjithë sistemi politik!

by Java News
07/12/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e studentëve nuk rrezikohet vetëm nga militantët e PD-së dhe LSI-së. Nëpërmjet kësaj proteste, një grup neo-marksist, me përfaqësuesin më të njohur pedagogun Arlind Qorri, thotë se në fakt ata mund të rrëzojnë jo vetëm qeverinë, por gjithë sistemin politik. Qorri dhe grupi i tij neo-marksist fshihen pas lëvizjes me emrin “Për Universitetin”, e cila ka disa vite që funksionon.

“Kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri” – thotë Qorri në një bisedë me gazetaren e Dta-s, Entela Resuli.

Ai i quan deklarimet e kryeministrit për “studentë ngelësa” si përçmuese dhe arrogante.

“Të ishin ngelës nuk do të përmbytej Tirana dje dhe sot. Për sa u përket “ngelësve”, qeveritarët gojëprishur ndoshta nuk e dinë se sa shumë studentë detyrohen të punojnë. Për pasojë shtyrja e provimeve është e vetmja mundësi që kanë për të studiuar sistematikisht: – thotë ai.

Qori duket edhe vetë i befasuar me pjesëmarrjen: “Unë ende nuk po e besoj realitetin që po bashkëjetoj me mijëra të tjerë. Jemi si në ëndërr, ku një e ardhme e re po lind në zemër të të sotmes”.

-A e shihni ministren Nikolla të frikësuar nga kjo protestë?

Të frikësuar shoh gjithë qeverinë me Ramën në krye. Ata janë shastisur nga masiviteti dhe entuziazmi i paprecedent i protestës studentore. Besoj se kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri.

-Nëse plotësohen kërkesat do të kërkoni dorëheqjen e saj apo do të ndërprisni protestën?

Nuk jam në gjendje të flas për një masë të madhe dhe të larmishme studentore. Koha do ta tregojë se cilat do të jenë hapat që do të hidhen.

-Në gjykimin tuaj, si është Lindita Nikolla si ministre?

Edhe për faj të saj, edhe për faj të politikave arsimore që janë përcaktuar nga qeveria, Lindita Nikolla do të hyjë në historinë e Shqipërisë për keq. Ligji klientelist i arsimit të lartë, që parashikon financimin e universiteteve private me paratë e popullit, ka qenë pika e humbjes së çfarëdo autoriteti moral nga ana e qeverisë dhe ministres Nikolla.

-A mund të shfrytëzohet kjo energji e protestës së studentëve, edhe për një kërkesë më tepër për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset Shqipëria?

Për momentin lumi i protestës mbetet tek universiteti. Po jam i sigurt që pas fitores së kërkesave studentore, shumëkush do të frymëzohet për të kërkuar të drejtat e mohuara. Kështu që me hir apo pahir do të ndryshohet edhe mënyra se si jemi qeverisur këtë çerek shekulli./a.meta

Next Post
“Basha është më i mirë se Veliaj”, kreu i PD nxjerr fëmijët te Unaza e Re

'Astiri'/ Basha me banorët: Rama e ka humbur davanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In