• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta e shoqatave mjedisore: Ka dy vite që matësat e ndotjes së ajrit në Tiranë nuk punojnë

by A R
23/12/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 shoqata mjedisore kanë protestuar në Ministrinë e Shëndetësisë pasi kjo e fundit ka ndërprerë prej dy vitesh, dy stacionet e palëvizshme të matjes së ndotjes së ajrit në Kryeqytet. Në letër protestën e tyre, shoqëritë mjedisore shkruajnë se prej shumë kohësh personat përgjegjës kanë thënë se këto dy stacione do të rinisin punën e tyre, por ende asgjë nuk është bërë.

“Ne e kemi ngritur disa here zerin gjate ketyre dy vjeteve, qe prej nentor-dhjetorit 2013 kur keto dy stacione u stakuan nga puna, por vazhdimisht na eshte thene nga zyrtare qe “po punohet, dhe do te vihen shume shpejt ne pune”. Kaluan plot 2 vjet. Cdo ekspert e di qe nderprerja e rregjistrimit sikur edhe me 1 muaj, prish gjithe serine e te dhenave qe nuk konsiderohet me si e tille.”- thonë protestuesit në letër protestë.

Protestuesit kanë shtuar se përmes burimeve të tyre të brendshme në Ministrinë e Shëndetësisë kanë mësuar se ka patur një tentativë për të blerë filtrat dhe reagëntët e dëmtuar që në tetor të 2013 por tenderi ka dështuar. Sipas protestuesve kjo gjë është absurde pasi bëhet fjalë për një vlerë prej rreth 25-35 milionë lekësh të vjetra, që në krahasim me punën dhe dobinë që sjellin këto matësa është tejet e parëndësishme.

“Nga burime brenda MSH kemi mesuar jo-formalisht se stakimi i stacioneve eshte bere per shkak se kerkohej rinovimi rutine i filtrave dhe reagenteve, si per cdo makineri, ndersa mosblerja e ketyre te fundit qenkerka thjesht nje ceshtje tenderi me vlere qesharake ne krahasim me dobine publike dhe me detyrimin ligjor qe ka MSH: vlere jo me te larte se rreth 25-35 milione leke te vjetra. Kemi marre vesh jo-formalisht qe blerja e filtrave dhe reagenteve paska qene gati per t’u bere qe ne Tetor 2013, me qellim qe te garantonte vazhdimin normal te punes se stacioneve pa qene nevoja te stakoheshin, por tenderi qenkesh anuluar. Dhe qe prej atehere, ose tenderi mund te mos jete bere fare, ose ka gjasa qe, per shkak te stakimit te gjate, stacionet mund te jene demtuar ne menyre te pakthyeshme, dhe ne kete menyre Tirana privohet perfundimisht nga te paturit e te dhenave te vazhdueshme pergjate gjithe vitit. Kujtojme se stacionet jane DHURATE  e partnereve nderkombetare te Ministrise se Shendetesise. Gjithsesi, ne asnje rast ne nuk marrim persiper te dime te sigurt apo te komentojme vleren e filtrave dhe reagenteve apo cfaredo arsye te lidhur me ta.”- shkruhet në njoftim.

Ajo qe ne kerkojme, ne interes te qytetareve te Tiranes dhe te zbatimit te ligjit per mjedisin, eshte e thjeshte:

  1. stacionet e MSH te vihen urgjentisht ne pune, ashtu sic kane qene ne momentin e stakimit para 2 vjeteve, dhe te publikohen te dhenat e regjistruara prej tyre
  2. pergjegjesit qe kane shkelur ligjin duke mos vene ne funksionim stacionet te vihen para pergjegjesise perkatese.

Vetem berja publike e ketij skandali mund ta zgjidhe kete problem. Per kete arsye, ju lutemi t’i kushtoni vemendjen mediatike maksimale te mundshme ketij shqetesimi.

Shoqatat mjedisore:
  1. ANEP
  2. EKOLEVIZJA
  3. G&G GROUP
  4. RCRD
  5. VAZHDON
  6. SEEP
Next Post

Revoltohet Andis Harasani/ E ka me poezinë “Vrima”: Ju kam dhje.. në poezi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In