• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta e Shkupit dhe shqiptarët

by
17/05/2015 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/ Nuk ka dyshim se ngjarjet e Kumanovës, por edhe publikimi i përgjimeve disamujore të Zajevit, e kanë vënë në krizë të thellë politike të gjithë klasën drejtuese në Maqedoni. Ajo që maqedonët kanë dëgjuar e parë në këto muaj, ka qenë një sistem i kalbur e i korruptuar partish, një qeverisje autoritare dhe gjithashtu e krimbur në korrupsion, por edhe në delire nacionaliste dhe antishqiptare.

Mes shqiptarëve të Maqedonisë, komuniteti i dytë etnik i vendit, këto zbulime kanë shkaktuar një tronditje të thellë besimi edhe tek liderët e tyre politikë, në pozitë dhe opozitë. Pa folur më pas për acarimin e marrëdhënieve etnike që po provokojnë deklarata të zyrtarëve të lartë të qeverisë së Gruevskit, mes të cilave shquajnë ato të ish-ministres Jankullovska.

Ngjarjet e Kumanovës derdhën ndërkaq edhe gjak, në mesin e kësaj krize politike të paprecedent. Megjithëse mbetet e hapur nëse Kumanova qe një inskenim i Gruevskit, apo një incident i “importuar”, është e qartë se pas kësaj përplasjeje në lagjen e Trimave në Kumanovë, shqiptarët panë sërish dobësinë, mungesën e vizionit dhe kaosin ku ndodhen liderët e tyre politikë. Imazhet me kreun opozitar maqedonas Zajev që vizitonte vendin ku u konsumuan luftimet në Kumanovë, ndërkohë që partitë shqiptare hezitonin të dilnin qoftë ëedhe me deklarata formale, janë prova e prekshme për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, se ky komunitet ndodhet tashmë në krizë të thellë përfaqësimi.  Thirrja e deputetes së BDI Mehmeti për dorëheqjen e Gruevksit, është simptoma e kësaj krize.

Protesta e sotme e opozitës në Shkup përmbante një simbolikë të lexueshme bashkimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve, teksa flamuj kombëtarë të dy vendeve shiheshin të lidhur mes tyre nga protestuesit. Mesazhi i kësaj proteste është se vendin e ka kapur një e keqe që i tejkalon etnitë dhe flamujt dhe që i rrezikon të gjithë njëlloj. Dhe partitë politike shqiptare, ajo në qeveri, por edhe tjetra në opozitë, duket se nuk janë më bartëse të këtij mesashi dhe as të misionit për ndryshim në Maqedoni.

Next Post

Ja 10 bombat e Zaevit që tronditën Gruevskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In