• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e pedagogëve, Rama: Për të ardhur keq, shumica e tyre janë në krye të detyrës!

by A R
21/10/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë një takimi në Elbasan edhe tek protesta e pedagogëve. Ai u shpreh se kësaj kategorie i është rritur më shumë se çdo kategorie tjetër paga. Sipas tij, pedagogët që protestojnë janë pakicë. Sipas tij, shumica dërrmuese e pedagogëve janë në krye të detyrës.

“Pagat më shumë se sa të gjithë në këtë periudhë e dini kujt ia rritur? Pedagogëve. 7% nga qeveria dhe 8 % nga autonomia vendore bëjnë 15%. Nuk ka pasur rritje 15% me gjithë dëshirën e madhe dhe mgjithëse nuk është dhe kjo ndonjë rritje e madhe absolutisht, por është një rritje domethënëse në këtë kohën që nuk është normale, por një kohë luftë. Asnjë kategori tjetër qysh kur ka filluar lufta. Dhe një pjesë që nuk janë shumica, por torolisin gjithë televizionet duke u përpjekur të çartallosin të gjitha mendjet e hutuara ca nga stresi e ca nga hallet e tjera se me demek po shpërthen një tenxhere e madhe me presion, Është për të ardhur keq, realisht. Pjesa më e madhe, dërrmuese e pedagogëve janë në krye të detyrës siç iu takon dhe edhe ata kanë nuk diskutohet barrën e tyre të këtij halli të madh, por ky hall i madh që ka rënë mbi botën, është një hall që vjen jashtë vullnetit tonë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria duhet ta përballojë edhe këtë vështirësi njësoj siç përballoi tërmetin dhe pandeminë.

/a.r

Next Post
Vdekja e Kurtit, Berisha: Qesen ia kanë vendosur me dorë! Duhet një filxhan me vaj ulliri që…

Vdekja e Kurtit, Berisha: Qesen ia kanë vendosur me dorë! Duhet një filxhan me vaj ulliri që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com