• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spaho: Protestuesit mund të godasin me vezë deputetët

by A R
15/12/2015 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e opozitës para parlamentit nuk është një skenar i panjohur, pasi e njëjta sjellje është reflektuar më shumë se një vit më parë në protestën për avionin e drogës. Kësaj radhe ka një ndryshim pasi kërkesa themelore e demokratëve është për largimin e qeverisë. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një intervistë për Report TV thotë se stina e protestave do të vazhdojë. Ndërsa në parlament opozita kundërshton buxhetin, jashtë godinës së seancave qytetarët do të jenë në hyrje dhe rreth saj.

“Të shprehim të gjitha rezervat dhe pakënaqësitë tona dhe nga krahu tjetër qytetarët do të protestojnë dhe shprehin vullnetin e tyre kundër jo vetëm buxhetit të vitit të ardhshëm por në tërësi për gjendjen ekonomike dhe shoqërorë që po kalon vendi. Qëllimi nuk është që të bllokohen hyrjet e kuvendit , qëllimi është që qytetarët të tregojnë revoltën dhe pakënaqësinë me qeverinë dhe do të marrin pjese në të gjitha ambientet e kuvendit në varësi dhe të pjesëmarrjes, numrit për të shprehur këtë pakënaqësi”, tha Spaho.

Spaho nuk përjashton edhe goditjet me vezë nga protestuesit ndaj parlamentarëve si një mjet demokratik i protestës. E vetmja zgjidhje për demokratët për të dalë nga kjo stinë protestash është qeveria teknike.

“Çdo njeri është i lirë në kushtet e një protestë demokratike të shprehi pakënaqësitë edhe me këto forma. Ky do jetë një cikël protestash deri sa të arrihet objektivi që qeveria të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Spaho.

Ndërsa jashtë parlamentit do të vijojë protesta e opozitës ku do të flasin në podium qytetarë deputetë dhe në varësi të saj edhe kryetari Lulzim Basha, në seancë maxhoranca pritet të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm të cilin opozita e konsideron si rrënues për ekonominë shqiptare. Përveç buxhetit në këtë seancë do të kalojë edhe ligji për dekriminializimin bashkë me amendamentet kushtetuese, të cilin demokratët do ta votojnë bashkarish me maxhorancën. Shqiptarja.com

 

 

Next Post

Ambasada thirrje francezëve: Mos iu afroni Kuvendit më 17 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In