• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protesta e PD para Kryeministrisë, Policia apel efektivëve: Mos u provokoni…

by A R
17/11/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit dhe ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm. Burime për A2 CNN nga policia bëjnë me dije se mbi 1 mijë forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, të cilët do të jenë të shumtë për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se dje Policia e Tiranës ka zhvilluar mbledhje për protestën duke qenë e angazhuar maksimalisht. Në mbledhje kanë qenë të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës dhe shefat e rendit dhe sigurisë dhe shefat e komisariateve të Tiranës. Në mbledhje janë dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Efektivëve u është kërkuar që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu u është kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Next Post

“Nuk jam në Shqipëri të premten”, Berisha informon SPAK-un pasi e thirrën për "21 Janarin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In