• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD në Shkodër, Këshilli i ri Bashkiak mblidhet në bibliotekë

by A R
19/08/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme do të  konstituohet Këshilli Bashkiak të Shkodrës, i cili do të organizohet jo në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi”, siç ishte parashikuar por tek biblioteka e Universitetit të Shkodrës, në një godinë tjetër. Shkak për këtë ndryshim është bërë protesta e paralajmëruar nga dega e Partisë Demokratike në Shkodër.

Ky është ndryshimi i dytë që bëhet për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Dega e Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që aty ku 30 vite më parë u mblodhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, të vendoset një tjetër regjim.

Për këtë arsye u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave. Po kështu selia e PD-së në Shkodër i ka kërkuar Rektorit të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ Adem Bekteshi ‘’të ruajë strikt paanshmërinë politike të institucionit’’.

Konstituimi i këtij këshilli ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi.

Por Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri. Ky i fundit, rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali me burg për drogë në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. PD-ja publikoi dokumentet që vërtetonin vendimin e autoriteteve italiane, teksa fshehjen e dënimit, kreu i qeverisë e ka konsideruar një akt të patolerueshëm dhe njoftoi se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Me refuzimin e presidentit Meta për të dekretuar një datë zgjedhjesh të re vetëm për Bashkinë Shkodër, duke qenë se ai nuk njeh 30 qershorin, Shkodra do të vijojë që të drejtohet nga Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste.

Shkodra, një bastion i së djathës, i drejtuar së fundmi nga Voltana Ademi, është “kalaja” e fundit në drejtimin e PD-së, për të cilët këta të fundit duket se janë zotuar se nuk do ta lirojnë aq lehtë siç ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera.

“Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës”, shkruan dega Shkodër.

/a.r

Next Post
Gramsh, gjendet i pajetë në lumin Devoll një 53-vjeçar

Gramsh, gjendet i pajetë në lumin Devoll një 53-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com