• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD, dështim dhe skenar dhune

by Artur Ajazi
26/05/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë mbyllur “para afatit” protesta më e dobët në krejt historinë e Partisë Demokratike, ajo e zhvilluar të shtunën e 26 majit. Ishte protesta më e paorganizuar, ishte protesta më kaotike, ishte protesta më diletanteske, që kjo parti ka zhvilluar ndonjëherë në historinë e protestave të saj. Të mbledhur nga rrethet, me lutje, oferta dhe forma të tjera shumë kompromentuese, “protestuesit” e Lulzimit , Ervinit, Enkeledit e kompani, të ardhur edhe kësaj here me autobuzë të parapaguar, ishin sa të paktë aq edhe agresivë.

Duke zbatuar pikë për pikë, skenarin e Ervinit dhe Enkeledit, protestuesit “paqësorë” duke harruar se monitorohen në çdo sekondë nga organizmat ndërkombëtare, nuk kursyen qysh në fillim, as tymueset dhe as thirrjet kërcënuese dhe antikushtetuese. Fjalimi i Lulzim Bashës, që më tepër ishte si një material i pergatitur imtësisht nga Ervini dhe Enkeledi se sa nga një lider opozite, jo vetëm nuk ka patur rrugë alternative për një parti opozitare, por është orientuar thjesht si argument i marrë nga videopërgjimet e Babales.

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, (me subjekt Babalen) ku spikaste edhe mungesa e flamujve të asaj partie, ngjante si dy pika uji, me 2-3 protestat e fundit të mbajtura në dhjetorin e 2017 dhe janarin e 2018. Ajo çfarë u konstatua qysh minutat e para të nisjes së kësaj proteste, ishte fakti se pjesmarrja e saj ishte edhe më e pakët, kishim të bënim me një grumbull njerëzish më të rrudhur, por agresivë të keqpërdorur, dhe të përbërë në një pjesë më të vogël edhe nga ish-zyrtarët e PD, dhe personat që as nuk e dinë çfarë ngjyre ka flamuri i asaj partie.

Duke kërkuar “largimin e Xhafajt dhe Ramës” në fjalimin e Lulzim Bashës, viheshin re nuancat e ligjërimit të dyshes Salianji-Alibeaj, ndjkehej gjuha e tyre, dhe jo idetë dhe rrugët e daljes nga “kriza” që sipas tyre ka mbërthyer vendin. Hedhja e flakadanëve, tymyesve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme drejt institucioneve dhe efektivave policore, tregoi se PD kishte një skenar të paracaktuar dhe ogurzi, që ngjante me shtatorin e 1998, dhe që natyrisht mund të fajësonte direkt lidershipin e asaj partie. Protesta e djeshme tregoi se PD nuk është shkëputur nga mentaliteti i dhunës ndaj institucioneve, tregoi se PD nuk është shkëputur nga skenarët e zinj të shkatërrimit të pasurisë publike dhe private. Në demokraci të protestosh ndaj korrupsionit qeveritar dhe problemeve të tjera që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore dhe kushtetuese, është detyrim qytetar, por të sulmosh dhe shkatërrosh institucionet, është vepër penale dhe kriminale që duhet ndëshkuar.

Nën thirrjet provokative “Azem ti je gjallë” apo “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit e Lulzimit, Ervinit, Enkeledit, Spahisë dhe Strazimirit, nuk munguan të sulmojnë fizikisht as efektivat policorë, dhe as institucionet ligjzbatuese të shtetit. Duke e ditur dështimin, duke e ditur qasjen e largimit nga posti kryetarit pasi PD ka marrë tatëpjetën, duket se lidershipi i asaj partie, ka zgjedhur si rrugën e vetme vetëm protestën e dhunshme, dhe tentative e marrjexs së pushtetit me dhunë, forma të cilat i përkasin jo një partie e cila pretendon se është demokratike, por partive marksiste-leniniste.

Turma e djeshme, të cilët u quajtën nga milionerët e PD si “protestues popullorë”, ishte thjesht një masë e paracaktuar nga vetë ata, e cila fatkeqësisht e kompromentoi keqas atë parti me aktet e dhunës. Duke dashur ti keqpërdorë thjesht për interesat e tij, zoti Basha nuk kishte harruar të fuste në “lojë” edhe lojtarë të tjerë, deputetë rrethesh, që dje kishin marrë urdhër të “qetësonin protestuesit gjaknxehtë”. Por ndoshta mesazhi i ardhur nga ndërkombëtarët, e ka nxjerrë Lulzimin nga selia blu, tek e cila ai shkoi pasi orientoi turmën drejt institucioneve. Dhe mesazhi ishte i qartë “çdo akt dhune ndaj institucioneve nuk do të tolerohet”. Protesta e djeshme ndoshta do ti japë një mësim të mirë lidershipit të PD, per ti treguar se rruga e vetme e protestave të opozitës nuk është dhuna, por fjala dhe ruajtja e institucioneve, nuk është shkatërrimi por ndërtimi, nuk është marrja e pushtetit me forcë, por me votën e lirë.

a.ç

Next Post
Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj, ja surprizat e spektaklit fantastik

Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj, ja surprizat e spektaklit fantastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com