• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e opozitës/ Të gjitha detajet dhe zhvillimet e mundshme të një dite delikate për Tiranën

by S M
17/02/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Fillojnë të zbulohen disa detaje për organizimin e protestës së PD-së nesër me 18 shkurt, e cila më së shumti konsiderohet edhe si një test për zgjedhjet e qershorit. Burime nga selia e PD-së bëjnë të ditur për Javanews se objektivi kryesor është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve. Për këtë qëllim PD po përpiqet të maksimalizojë pjesëmarrjen në protestë. Në funksion të këtij objektivi ajo ka shpërndarë të gjithë deputetët e grupit të saj parlamentar, të cilët po përpiqen të grumbullojnë njerëz për t’i sjellë në Tiranë për të qenë pjesëmarrës në protestë.

Paralelisht me deputetët mësohet se PD ka shpërndarë nëpër rrethe edhe koordinatorët, të cilët edhe ata janë vendosur në krah të deputetëve me qëllim që të rrisin pjesëmarrjen në protestë. Në funksion të këtij objektivi mësohet se janë rezervuar edhe autobuzë për të sjellë protestuesit nga qendrat kryesore të vendit në drejtim të Tiranës. Nga ana tjetër, po në funksion të protestës, janë vënë edhe kryetarët e bashkive në ato qytete ku PD ka fituar duke filluar që nga Kamza, Shkodra, Kukësi, Tropoja etj. Në funksion të këtij objektivi ata kanë postuar edhe një sërë statusesh në rrjetet on-line ku përpiqen të sensibilizojnë njerëzit që të marrin pjesë në protestë.

Nesër në orët e para të mëngjesit do të fillojë edhe ndërtimi i një tribune në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, ku do të flasin përveç kryetarit të PD-së Lulzim Basha, edhe kryetarët e partive aleate në opozitë. Krahas fjalimeve të krerëve të opozitës do të ketë fjalime edhe nga qytetarë pjesëmarrës në protestë, ku në thelb të fjalës së tyre do të jetë situata ekonomike, rendi publik, si dhe kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në të gjitha fjalimet do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, me argumentat se nuk ka mbajtur premtimet elektorale të bëra në zgjedhjet e 2013, dhe se ai nuk është garant për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Korrupsioni i qeverisë do të jetë kryefjala e këtyre fjalimeve. Protesta u ideua fillimisht për votimin elektronik, por me qëllimin për të maksimalizuar pjesëmarrjen në protestë do të nënvizohen edhe problematikat ekonomike.

Organizatorët bëjnë të ditur se presin të ketë një pjesëmarrje masive nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Fillimisht protestuesit do të mblidhen në selinë qendrore të PD-së në rrugën e Elbasanit e më pas do të drejtohen drejt kryeministrisë ku do të jetë edhe stacioni final i protestës. Sa i përket pjesëmarrjes bëhet e ditur se peshën kryesore do ta ketë Kamza dhe Shkodra. Organizatorët theksojnë se protesta pritet të jetë disa orëshe, duke mospërjashtuar faktin se ajo mund të zgjasë dhe për disa ditë, deri sa kryeministri të deklarojë dorëheqjen. Kohëzgjatja do të jetë në fakt aspekti më delikat i protestës. Një miting që zgjat një ose dy orë, e jo disa ditë, vështirë ta vendosë në pozitë qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër mësohet se në tryezën e Bashës kanë shkuar edhe disa propozime, lidhur me taktikat që do të ndiqen në këtë protestë, duke filluar që nga ngritja e çadrave përpara kryeministrisë, e deri tek shpallja e një greve urie në emër të votës së lirë. Një skenar ky si “dy pika uji” me atë të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 2009. Paralelisht nuk përjashtohen edhe konfrontime nëse policia, sipas PD, do të provokojë. Zyrtarë të PD shprehen për Javanews se askush nuk ka folur për protesta të dhunshme, as PD-ja dhe as aleatët e saj. Sipas tyre, të gjithë jemi të përgatitur për protesta masive, të forta, të vendosura, për aq kohë sa të nevojitet, për të marrë garancitë e duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Paralelisht PD parashikon t’i shtrijë protestat në të gjithë Shqipërinë po të jetë nevoja, si rruga për të mbrojtur demokracinë. Por edhe si një test për zgjedhjet e ardhshme, me synimin e rritjes së pulsit të lodhur opozitar të katër viteve të fundit. Nëse koha do ta “lejojë”, pasi të shtunën dhe të dielën priten shira.

Next Post
9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In