• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e opozitës, Spartak Braho: Berishës sot i duhen sërish viktima

by Java News
16/02/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas ish-kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare protesta e sotme lehtësisht mund të kthehet në përgjakje, madje ky është synimi i Berishës, thotë ai.

Deputeti Spartak Braho shton se të gjitha opsionet janë në tryezë.

“Kohërat kanë ndryshuar, por jo Berisha. Ai është i parikuperueshëm në të keqen e tij. Unë po ju jap disa dokumente se si i ka armatosur militantët e PD-së dhe të SHIK-ut në vitin 1997 në Tiranë, Durrës e Berat dhe dihet se cilat ishin pasojat e kësaj armatosjeje.

Janë mbi 6 mijë vetë të armatosur zyrtarisht, pa llogaritur dhjetëra mijë të tjerë që janë vetarmatosur. Disa nga ata që lexohen në këto lista në Tiranë dhe në Durrës unë i njoh personalisht dhe ata i kanë sërish armët. Ata do të marrin pjesë në protestën e sotme dhe nuk është çudi të vijnë të armatosur” – thotë ai në këtë intervistë për gazetarin Xhevdet Shehu, botuar sot në DITA

– Zoti Braho, gjithë vëmendja e opinionit shqiptar sot është përqendruar tek protesta e opozitës në Tiranë. Si e parashikoni këtë protestë?

– Se çfarë do të ndodhë sot në Tiranë mendoj se është e paparashikueshme. Duhet të kesh mendjen e Sali Berishës për të ditur se çfarë do të ndodhë sot. Mund të pritet gjithçka. Që kur ka dalë në skenë në dhjetorin e 90-s ka dëshmuar se është në gjendje të bëjë gjithçka, të djegë dhe të vrasë pamëshirshëm… Sidoqoftë sot mund të flitet për të gjitha opsionet që nga ai blofit, pra të një proteste të dështuar sikurse ka ndodhur disa herë vitet e fundit dhe deri te skenari më i zi që është ai i përgjakjes… Por kjo do të merret vesh shumë shpejt, sapo të hapë gojën Basha në miting.

– Po ju si mendoni…

– Unë mendoj se sot mund të ketë edhe viktima; të përsëritet skenari i 2 prillit 1991 në Shkodër dhe ai i 14 shtatorit në Tiranë. Vetë ata i bënë vrasjet për të bërë ato që bënë. Dhe dihet shumë mirë tashmë se kush e përgjaku Shkodrën dhe Tiranën në këto dy data që përmenda. Sali Berisha nuk njeh skrupuj dhe mëshirë as ndaj të vetëve. Etja për pushtet ia ka errur gjithnjë sytë këtij personi. Për mua nuk e ka për gjë ta mbysë me gjak sërish Tiranën.

– Ka shumë që mendojnë se kanë ndryshuar kohërat…

– Kohërat kanë ndryshuar, por jo Berisha. Ai është i parikuperueshëm në të keqen e tij. Unë po ju jap disa dokumente se si i ka armatosur militantët e PD-së dhe të SHIK-ut në vitin 1997 në Tiranë, Durrës e Berat dhe dihet se cilat ishin pasojat e kësaj armatosjeje. Janë mbi 6 mijë vetë të armatosur zyrtarisht, pa llogaritur dhjetëra mijë të tjerë që janë vetarmatosur. Disa nga ata që lexohen në këto lista në Tiranë dhe në Durrës unë i njoh personalisht dhe ata i kanë sërish armët. Ata do të marrin pjesë në protestën e sotme dhe nuk është çudi të vijnë të armatosur. Dy agresionet me dhunë ndaj kryeministrit Rama në sallën e parlamentit, i pari me vezë dhe i dyti me bojë, janë si të thuash paralajmërime për atë se çfarë mund të ndodhë sot. Kur nënkryetari i PD-së, që është edhe nënkryetar i parlamentit bën një akt të tillë rrugaçëror, llogarite se çfarë mund të bëjnë turmat.

– Rama ka shkuar në Vlorë qysh dje me gjithë qeveritarët e tjerë. Kë do të sulmojë opozita sot?

– Rama duhet të ketë marrë informacione të sakta për ato që mund të ndodhin, prandaj dhe ka shkuar në Vlorë. Kjo ta përforcon më shumë bindjen për atë që mund të ndodhë. Për më tepër kemi paralajmërimet e ndërkombëtarëve, përkatësisht të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të BE-së dhe OSBE-së që janë shprehur vendosmërisht kundër dhunës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të qëndrojnë sa më larg kësaj proteste.

– Kë do të sulmojnë?

Godinën e Kryeministrisë. Domethënë do t’i bien murit me kokë. Sikur edhe krejtësisht bosh të jetë godina, ata do ta qëllojnë me gurë e sende të tjera, pse jo edhe me armë. E dinë se policia aktuale nuk qëllon mbi ta. A nuk sulmuan ata më 14 shtator 98 me granata, antitank, madje edhe me arkivolin me Hajdarin e vdekur brenda dyert e Kryeministrisë. Pastaj iu turrën Radiotelevizionit dhe godinave të tjera qeveritare. Pra e kryen grushtin e shtetit sipas të gjitha parametrave të marrjes së pushtetit me dhunë. U tërhoqën vetëm pasi ndërkombëtarët në mënyrë të hapur u shprehën kundër atij grushti shteti dhe deklaruan se nuk do ta njohnin asnjë qeveri të dalë nga dhuna.

– Po përse duhet t’i kthehet sërish opozita këtij opsioni, kur e di fare mirë se kjo do të jetë një tentativë e dështuar për të marrë pushtetin?

– Sepse nuk ka rrugë tjetër. Kjo opozitë nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet me votë të lirë. Duke shfrytëzuar dobësitë e Ramës në qeverisje, gafat që ka bërë, opozita i është kthyer dhunës sepse kështu mendon se mund të trembë e largojë Ramën nga pushteti. Për këtë kërkon një qeveri teknike, pavarësisht se kjo mazhorancë i ka të gjitha votat që i duhen për të qeverisur.

Nëqoftëse nuk e ka mësuar deri tani, le ta mësojë Basha, Berisha dhe të tjerët: Edi Ramën nuk e largon dot nga pushteti kjo opozitë. Ramën mund ta largojnë vetëm socialistët për shkak të devijimeve që i ka bërë Edi Rama kauzës socialiste. Fjala vjen, unë e di fare mirë që socialistët e bazës e deri në qendër nuk janë dakord për shumëçka me Edi Ramën. Bëjnë sikur heshtin, bëjnë sikur nuk marrin vesh, por… Sidomos pas ceremonisë së Mit’hatit. Jemi në vitin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashistë dhe Kryeministri i Shqipërisë ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë jubile. Ata që e kanë votuar janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë.

– Zoti Braho! Le të kthehemi edhe një herë tek protesta e sotme e opozitës. Flitet se në protestën e sotme do të ketë edhe shumë nga Kosova. Si e konsideroni pjesëmarrjen e tyre?

– Mirë që ma bëtë këtë pyetje. Më vjen keq që gjatë gjithë këtyre viteve (flas për 30 vitet e fundit) kosovarët janë keqpërdorur në mënyrën më të padinjitetshme të mundshme. Grushti i shtetit i vitit 1998 si sfond kryesor ushtarët e FARK—ut të Bujar Bukoshit, të cilët nuk shkrehën asnjë pushkë për çlirimin e Kosovës dhe erdhën e bënë gjëmën e 14 shtatorit 98. Para disa ditësh ishte në Tiranë një nga politikanët më shpresëdhënës të Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare, Albin Kurti. Më ka trishtuar deklarata e tij për një “pranverë shqiptare”. Për çfarë pranvere flet Albini? Si ajo arabe? Nëqoftëse ka ndërmend pranverën arabe, kjo e vë në dyshim edhe lëvizjen e tij… Thuhet se kanë ardhur kosovarë edhe për protestën e sotme. Aq më keq për ta. Nuk e di se kujt krahu i përkasin, por nëse kanë ardhur me mendjen se mund të na ndreqin punët e Shqipërisë e kanë kryekëput gabim dhe historia nuk do t’i falë. Aq më keq po të jetë përzier në këto punë edhe Albin Kurti. Përndryshe ai do të arkivohet në analet e historisë si Bujar Bukoshi. Nëqoftëse atij i pëlqen fati i Bujar Bukoshit, aq më keq. Kam vënë re edhe disa mbështetës të dyshimtë të tij në Tiranë që në vend t’ia shtojnë reputacionin, ia zbehin…

Next Post
Sezoni veror, OSHEE masa për furnizimin me energji elektrike

Sarandiotët i ndan protesta, një pjesë drejt Tiranës, të tjerë drejt Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In