• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROTESTA E OPOZITES/ Rrudhet mbështetja, shtohen kërcënimet, ndërkombëtarët e injorojnë

by Java News
21/02/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta me turne e opozitës shqiptare për krijimin e një qeverie teknike, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ka hyrë sot në ditën e katërt, ndërsa ka marrë natyrën e një aktiviteti argëtues. Ndryshe nga dita e parë dhe e dytë, në ditën e tretë, mbështetësit brenda dhe jashtë çadrës së ngritur para Kryeministrisë, kanë qenë më të pakët. Edhe pse organizatorët e protestës kanë bërë një grafik me njerëzit e tyre, duke përcaktuar turnet që ata duhet të kalojnë në çadër, në ditën e tretë, protestës i janë bashkuar më shumë kureshtar që kalonin në bulevard.

Megjithatë, për të maksimalizuar numrin e pjesëmarrësve, opozita ka hequr dorë nga forma klasike e protestës, duke i dhënë kësaj të fundit një natyrë argëtuese. Protestuesit i kalojnë turnet duke luajtur letra, shah dhe domino, ndërsa herë pas here marrin fjalën për të mbajtur lart atmosferën dhe moralin. Po ashtu, brenda çadrës dëgjohet muzikë e lartë, ndërsa protestuesit hyjnë dhe dalin duke konsumuar pije, duhan dhe ushqime.

Organizatorët janë kujdesuar edhe për detaje të tjera, duke krijuar të gjitha kushte. Brenda çadrës janë ndezur gjatë gjithë natës ngrohëset me gaz. Herë pas here në çadër janë shfaqur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, familjarë të tij, deputetë të PD dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Opozita shqiptare ka intensifikuar kërcënimet dhe paralajmërimet në adresë të qeverisë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar dje përshkallëzimin e protestës, me qëllim detyrimin e mazhorancës që të dorëzojë pushtetin. Duke nisur që nga kryetari Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha e deri tek deputetët kanë ritheksuar dje se nuk do të ketë kthim pas në aksionin për largimin e qeverisë. Po ashtu, edhe deputetët Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana kanë deklaruar se protesta do të përshkallëzohet, duke se shtuar se nuk do të lëvizin nga vendi deri në realizimin e qëllimit.

Ndërkaq, deputetë të tjerë si Aldo Bumçi kanë deklaruar se nuk përjashtohen as elementet e tjerë, për të diktuar krijimin e një qeverie teknike. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të përdoren të gjitha nga 52 format e mosbindjes civile. Opozita thotë se i ka përmbajtur protestuesit, pasi në të kundërt kryeministri nuk mund të hynte në zyrë. Me interes të madh është pritur reagimi i ndërkombëtarëve pas radikalizimit të aksionit të Pastrisë Demokratike. Ndryshe nga pritshmëritë e opozitës, faktori ndërkombëtar ka treguar një indiferentizëm të pazakontë.

Përpos një qëndrimi të raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili tha se opozita ka gjithmonë frikë para zgjedhjeve, faktori ndërkombëtar vijon të heshtë. Edhe pse sot protesta e PD ka hyrë në ditën e katërt, nuk ka qoftë edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, as në mbështetje dhe as kundër Partisë Demokratike. Heshtja e faktorit ndërkombëtar është në kontrast me lëvizjet intensive dhe deklaratat e 8 viteve më parë, kur Partia Socialiste nisi një grevë masive uri, pikërisht para Kryeministrise.

ma.me
Next Post
Vajza me shtetësi amerikane përndjek Princ Lekën, por e pëson nga Elina, përfundon në birucë

Vajza me shtetësi amerikane përndjek Princ Lekën, por e pëson nga Elina, përfundon në birucë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In