Policia e Tiranës ka përgatitur një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e protestës së opozitës parashikuar për të martën më 8 dhjetor në ora 11.00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Uniformat blu kanë parashikuar të bllokojnë qarkullimin në bulevardin qëndror nga 10.00 deri në ora 16.00. Bllokime do të ketë edhe në rrugët që të çojnë në bulevard. Ndërkohë, qindra punonjës policie do të kujdesen për sigurimin e rendit dhe shmangien e incidenteve. Qindra efektivë të forcave speciale do të qëndrojnë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast incidentesh.
Ja deklarata e Policisë për masat
Më datë 08 Dhjetor 2015, Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 08 Dhjetor 2015 nga ora 11.00 deri në orën 16.00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Sa sipër, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët :
- Bulevardi “Zogu i Zi”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”.
Në këto segmente rrugore do të ketë trafik të kufizuar.
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve si më poshtë :
- Nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00’ deri në orën 16:00’.









