Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka reaguar pas përplasjes fizike me policinë.
Noka sulmon efektivët e policisë duke thënë se banditët me uniformë kërcënojnë opozitën. Ai shprehet se askush nuk do ta ndalojë mosbindjen civile.
“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.
Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opozitën.
Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.
I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do t’ju djegin ju.
Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.
Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.
Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel”, tha Noka gjatë fjalës së tij.