• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta, ja çfarë është planifikuar të ndodhë para zyrës së Ramës

by A R
08/12/2015 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të ndërmarrin sot aksionin e parë opozitar pas humbjes në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, shkruan gazeta Panorama.

Debateve të shumta në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së dhe kërkesave të vazhdueshme të deputetëve demokratë për organizimin e protestave, kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj pozitivisht më 24 nëntor, me vendimin për organizimin e protestës masive përballë selisë së Kryeministrisë.

Duke përzgjedhur 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, Basha që në fillim të artikulimeve të tij në lidhje me protestën e opozitës paralajmëroi një përsëritje të ngjarjeve të vitit 1990 dhe nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Pamundësia e reagimit qytetar përballë aksioneve të qeverisë kanë krijuar bindjen tek opozita se protesta e sotme do të jetë masive. Në funksion të kësaj, kreu i PD-së Basha ka zhvilluar ditët e fundit takime intensive me drejtuesit e PD-së në rrethe dhe kryetarët e bashkive të djathta.

Partia Demokratike ka marrë leje nga organet e rendit për të zhvilluar një protestë që do të zgjasë rreth katër orë, por parashikimet e opozitës janë më të mëdha.

Demokratët do të testojnë fillimisht reagimin e qytetarëve dhe angazhimin e tyre për të treguar rezistencën përballë qeverisë dhe më pas do të vendosin për shtrirjen në kohë të protestës.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se orari i kërkuar për zhvillimin e protestës nuk do të jetë element pengues në rast se qytetarët do të kërkojnë që aksioni i nisur të vijojë. Sipas demokratëve, qëllimi i organizimit të protestës së sotme për PD-në është i qartë dhe lidhet drejtpërdrejt me rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e demokratëve do të vazhdojë edhe përgjatë mbrëmjes, nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës do të vazhdojnë rezistencën e tyre.

Partia Demokratike do të kujdeset për mbarëvajtjen e protestës, në krye të së cilës do të jenë anëtarët e Forumit Rinor Demokrat. Por, sipas përfaqësuesve të opozitës, protesta e sotme nuk është vetëm e demokratëve, po edhe e qytetarëve, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga masat represive të reformave dhe aksioneve të qeverisë.

Në funksion të kësaj, organizatorët kanë menduar që pjesa më e madhe e protestuesve që do të marrin fjalën në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë do të jenë përfaqësues të biznesit të vogël, studentë, qytetarë të prekur nga aksioni i energjisë elektrike, fermerë, shtresa shoqërore, të cilat Basha i ka takuar përgjatë muajve të fundit në turin “Fjalën e kanë qytetarët”.

Fjala e kryetarit të opozitës, Basha, është ideuar të ndodhë në përfundim të fjalimeve.

Duke paralelizuar protestën e djeshme me atë të ndodhur në dhjetor të vitit 1990, fjalën pritet ta marrin edhe kasta e vjetër e PD-së, Arben Imami, Astrit Patozi e të tjerë.

PANORAMA

Next Post

Elbasan, arrestohet një grup falsifikatorësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In