• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e opozitës greke, ironizon Cipras: Çështjet e mëdha politike nuk zgjidhen me fanatizëm

by Java News
05/02/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri grek, Aleksis Tsipra ka ironizuar protestën e djeshme kundër përdorimin të termit “Maqedoni” në emrin e fqinjit verior. Ministri i Jashtëm i Athinës, Nikos Kotzias nënvizon se do të vazhdojë i qetë me negociatat me Shkupin. Kurse opozita maqedonase nënvizon se protesta ka minuar procesin e bisedimeve mes dy vendeve.

“Tërmeti dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Demokracia e Re, Kirajkos Micotakis”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, pas protestës të së dielës në Athinë. “Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë. Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu nënvizohet se “shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizioni, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”.

Policia greke njoftoi se në sheshin Sintagma, protestuan 140 mijë qytetarë dhe jo 1.5 milionë, siç pretendojnë organizatorët. Lidhur me manifestimin ka reaguar dhe ministri i jashtëm, Nikos Kotzias. “Miliona patriotë grekë bënë zgjedhjen e tyre. Kështu që unë vazhdoj me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi për të negociuar për të mirën e vendit”, nënvizon shefi i diplomacisë greke.

Next Post
(VIDEO) OPERACIONET/ Policia e Tiranës prangos 6 persona, sekuestron 1 ton kanabis

Ardi Veliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In