• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e naftëtarëve për pagat, zbardhet vendimi i përbashkët i dy ministrive

by Java News
28/12/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit me ministrin Gjiknuri, naftëtarët kanë marrë lajmin e mirë lidhur me pagat.

Në përfundim të takimit është rënë dakord që naftëtarët do të marrin 100% të pagës së tyre për muajin nëntor.

Kjo ishte një nga kërkesat  e tyre që në fillim të kësaj proteste.

Sipas ministrisë administratori i firmës do të marrë kredi për të shlyer borxhin që ka për të gjithë naftëtarët.

Vendimi i ministrisë

Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj zhvilluan një takim me një përfaqësi të punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e sindikatës parashtruan kërkesat e mëposhtme:

  1. Kryerja e pagesës për muajin Nëntor;
  2. Sqarimin e problematikës në lidhje me përfitimin e statusit të naftëtarit;
  3. Krijimin e infrastrukturës shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve profesionale në Qarkun e Fierit;
  4. Gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike për të ardhmen e rafinerisë.

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan edhe njëherë faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjësi private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.

Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit

Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

Në lidhje me Statusin e Naftëtarit, përfaqësia e punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësisht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit.

f6a54ea9-e9fb-46e7-86e0-3b275eba33e4

Sa i përket të ardhmes së kësaj rafinerie dhe sektorit të përpunimit të naftës në përgjithësi, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i bënë edhe një herë me dije përfaqësisë së punonjësve se rafineria është në pronësi private, por institucionet shtetërore do të shohin mundësinë e thithjes së investitorëve seriozë në sektorin e përpunimit, në mënyrë që kjo industri të ketë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializuar për sëmundjet profesionale të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimeve në sektorin e shëndetësisë në Qarkun e Fierit do të marrë përmbajë edhe këtë prioritet.

Palët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm dhe komunikim të drejtëpërdrejtë në ditët në vijim, me shpresën e një zgjidhjeje sa më të mirë dhe afatgjatë.

a.ç

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Duke kulluar gjak, dy burra rrihen me grushte për 30 minuta pa pushim

VIDEO/ Duke kulluar gjak, dy burra rrihen me grushte për 30 minuta pa pushim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com