• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e dhunshme në ‘Rrugën e Kombit’, 2 arsyet e dizinformimit në mediat ruse

by Java News
02/04/2018 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta më e madhe Ruse Sputnik ka raportuar ngjarjet e të diëlës së 31 Marsit në Kukës ku demostrues të nxitur politikisht kryen akte vandale duke “zgjedhur” këtë formë proteste për ti thënë Jo tarifës në rrugën e kombit.

Momentet e zjarrvënies për qytetarët e mbarë Shqipërisë u duken si “Déjà vu” e frikshme.

Momente që i kishin parë dhe përjetuar edhe më parë. Raste të tilla ka ndodhur sa herë që dikujt i është dhimbsur vetja nga drejtësia, nga shteti, nga e drejta, nga populli…

Është e njëjta dorë, i njëjti zjarr?!

Ngjarja edhe në portalin Sputnik, një prej portaleve pro-Putin.

Lajmet e këtij portali ishin këmbë e krye “fake-news”, tituj pompozë, të shtrembëruar nga duke qene larg çdo realiteti.

“Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”:- ishte krye-titulli i kësaj gazete.

Duke vijuar më pas:

“Tensionet që u ngritën dje për shkak të tarifës së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana”, -shkruan Sputnik.

Më shumë sesa një raportim serioz gazetaresk, ngjan me një deklaratë e stampuar në zyrat e Tiranës, të cilat kanë raport tejet miqësor më oligarkët rus, e që përmes “donacioneve”, bujaria e Rusëve i ka ndihmuar jo pak herë me lobime.

Mirëpo, Rusia momentalisht po përballet me një sërë akuzash të rënda nga vendet europiane, por jo vetëm, për rastin e helmimit të agjentit Skripal dhe vajzës së tij me agjent nervor.

Ishte Qeveria britanike e cila ndërrmori e para vendimin që diplomatët rusë të lënë vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë vijuan dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë, në një përgjigje të bashkërenduar ndaj helmimit të një spiuni rus në Britani të Madhe.

Më shumë se 20 vende janë solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë.

Bashkë më këto vende u bashkua edhe Shqipëria duke ndjekur linjën e aleatëve strategjikë si një qëndirim proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury

Në një deklaratë shpërndarë mediave MEPJ deklaroi se:

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Mesa duket Rusia po hakmerret “dhëmbë për dhëmbë” me vendet që kanë dëbuar diplomatët e saj.

Në të njëjtën linjë me Putin, kanë vijuar edhe gazetat pro-tij, të cilat kanë nisur një fushatë të mbushur me informacion të gënjeshtërt, rasti  i fundit edhe me protestën e demostruesve në Kukës, ku Sputnik shkruan me ‘profesionalizëm”: ”Nisi Lufta Civile”!

Arsyet e këtij dizinformimi janë të qarta. Së pari kjo nxitje destabilizimi i intereson opozitës në Tiranë dhe së dyti, Rusia halmerret me nxirje imazhi ndaj vendeve që përzunë diplomatët e saj./Lexo.al

ma.me

Next Post
Tiranë, e zë poshtë masivi i dheut, humb jetën 26-vjeçari

Në darkë shkoi i dehur në banesë, sot u gjet i vdekur 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In