Nga studion e ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço apelon për vetëpërmbajtje në protestë, në të kundërt thotë ai do të kemi humbje në jetë njerëzore.
“Është dita me përplasjen në nivelet më ekstreme. Kemi dekada që nuk e kemi parë këtë në rrugë. Nëse vijojnë kështu do të precipitojnë në humbje jete. Është një përplasje e dhunshme, policia po shfrytëzon cdo mjet, po vë në limite gjithë resurset e policisë.
Do të sjellin edhe plagosje të rënda apo humbje jete është e pashmangshme. E vlerësoj këtë nga intensiteti ekstrem dhe një organizim edhe në forma taktike se si policia po vihet në pozita për të përballuar gjithë këtë fluks.
Kemi patur raste të fishekzjarrëve, por jo të llastiqeve me bollona apo zara metalik, apo bomba artizanale. Më parë janë sulmuar godinat, përdorimi i tyre drejt policisë dhe thirrjet për të vrarë policë është mjaft e rrezikshme
Duhet ulur intensiteti i goditjes me plumba gome. Janë të rrezikshme për personat sidomos ne pjesët e sipërme të trupit. Le të bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpëmbajtje.
Ka ardhur koha të shihet një ulje e tensionit kaq të lartë, po precipiton drejt humbjes së jetës” u shpreh Karamuco.

