Sulmet e protestuesve gjatë mbrëmjes të së mërkurës s’kanë kursyer as një prej filialeve të Postës Shqiptare.
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë një video ku duken dëmet e shkaktuara nga protestuesit.
Copa pllakash, gurësh, shufrash hekuri, xhama të thërrmuar, mjete pune të shkatërruara, mobilie të hedhura e kompjuterë në tokë janë dëmet që mund të dallohen menjëherë pas sulmeve të protestuesve.

