Rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës sot para Parlamentit.
Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.
Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
/s.f