• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e Berishës/ Gjikondi: Nuk ka asnjë ndikim, zero! Klosi: S’do rrihen njerëzit të bëhet ai kryeministër

by
09/11/2022 22:52
Kryeministri Sali Berisha, duke fshire djerset gjate nje konference shtypi para mbeshtetesve ne seline e Partise Demokratike, ku ka pranuar humbjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare dhe ka dhene doreheqjen si kreu i PD.

Kryeministri Sali Berisha, duke fshire djerset gjate nje konference shtypi para mbeshtetesve ne seline e Partise Demokratike, ku ka pranuar humbjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare dhe ka dhene doreheqjen si kreu i PD.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet e Kuvendit ditën e sotme janë pasuar edhe në emisionin e Repolitix nga gazetari Denis Minga. Deklaratat e Ramës u panë si teatër nga deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i cili e sheh si një bashkëpunim të dukshëm mazhorancën dhe opozitën e Alibeajt.

Sipas tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, “zbaton” urdhrat e mazhorancës  në mënyrë që të një projekt të votohet në Kuvend nga të dyja palët. Duke e cilësuar si një lojë, Ba­çi u shpreh se ky bashkëpunim vjen si trashëgimi nga bashkëpunimi i hershëm i PS-së me PD-në që në kohën në selia blu timonin e partisë e kishte Lulzim Basha.

‘Rama bën punën e vetë, as ka sharë asgjë. Ai bën teatër. Në seanca të rëndësishme ai vjen provokon për të mos patur diskutime serioze. Është i qëllimshëm madje i përgatitur. Se i sulmon për të thënë kjo është opozita u jep frymë.  Nuk janë të interesuar të krijojnë diçka e mes tyre unë mendoj se ka bashkëpunim.

Në komisionin e veprimtari prodhuese dhe Alibeaj erdhi dhe ka propozuar një ndryshim për kodin rrugor, në fakt atë e ka bërë Balla. Dhe çfarë bëri, vjen Alibeaj me një propozim me 4-5 nene të tjera për t’ia bashkëngjitur projektit të Ballës. Në fakt ato janë në dobi të qytetarëve, por çfarë ishin këto? Balla këto shumë bukur mund t’i bënte vetë. Por që të justifikonte votën, i lë këtij 4-5 nene që të votohet. Tani kjo është shumë e dukshme është shumë e trashë si gjë.

Tani, me gjithë këto ofendime, si ky zotëri me ata deputetë do shkojë të votojë edhe pse kryeministri i thotë i pa fytyrë. Sa herë i duhen Ramës votat e opozitës, do t’i marrë sepse ky është një bashkëpunim që ka ardhur që prej kohës së Bashës.’- tha Baçi.

E pikërisht për këtë skepticizëm të vërshuar në akuza edhe pse të pa faktuara, aktivistja Brizida Gjikondi e sheh si pa ndikim protestën e Berishës. Është përçarja e thelluar në partinë demokratikë njëherësh fakti se dy kampet e demokratëve e shohin njëri-tjetrin si armik, elementi që thekson një revolucion shterpë të Partisë Demokratike.

‘S’është tregues. Këta nuk kanë frymë. Ne e dëgjuam në fillim të emisionit, ky zotëri po shante Alibeajn. Si mund të bësh revolucion kur mendon se shokun në krah e ke armik. Nuk ka asnjë ndikim, zero.’- tha Gjikondi.

Edhe për opinionistin, Fatos Klosi protesta e Berishës “nuk do të pijë ujë”. Madje edhe në rastin hipotetik, nëse ka shumë pjesëmarrje në protestë, sërish nuk ka asnjë gjë të veçantë për të cilën kjo protestë do t’i shërbejë vendit. E thënë ndryshe, protesta sipas Klosit pavarësisht “tymnajës” së madhe që mund të marrë ka qëllim personal. Berisha po e përdor protestën si një trampolinë për të ardhur në pushtet, sepse e cilëson tubimin si një mjet, duke harruar se në politikë nuk ka pse të ketë mjet revoltën.

‘Nuk shoh asgjë ndryshe janë po të njëjtit njerëz që bëjnë protesta se duan të vijnë në pushtet. Ne u kemi provuar të tërë. S’pres asgjë nga Berisha, ishte president në 92-shin tani pretendon pas 30 vitesh prapë për post. Protesta është mjeti i tij ndërkohë që në politikë në protesta nuk është mjeti.’- tha Klosi.

E për këtë në Repolitix pati një përplasje mendimesh. Deputeti Baçi shprehet se protestat janë ato që i duhen vendit dhe se revoltën ndaj pushtetit e kërkojnë vetë qytetarët.

Klosi: Nuk vihet në pushtet me protesta. Do rrihen njerëzit se do të bëhet kryeministër Berisha.

Baçi: Ti rron në këtë kohë por je jashtë realitetit. Qytetarët nuk dalin për atë dalin për hallet e tyre që janë me dhjetëra.

Klosi: E tregoi marsi sesa e duan kryeministër.

Baçi: I kërkojnë qytetarët protestat. Po ta shihni nëpër emisione kur paralajmëroi Berisha protesta në shtator dhe nuk u bë u sulmua edhe nga qytetarët se prisnin protesta.

I njëjti debat u pasua edhe me aktivisten Gjikondi e cila u shpreh se ‘Non Grata’ e Berishës është tregues i një politike të dështuar.

Nuk mendoj se do ketë mundësi Alibeaj do dalë dot me kandidat më vete. Rama kërkon opozitë false. Një veprim i vogël e bashkon PD, tërhiq ankimin e jashtëligjshëm.– tha Baçi

Gjikondi: Të gjithë non grata…

Baçi: Të lutëm zonjë ne nuk flasim këtu për një person

Gjikondi: Si i keni marrëdhëniet me Amerikën?

Baçi: E duam ne pavarësisht ‘Non Gratës’.

Gjikondi: S’mbaj mend të keni bërë ndonjëherë zgjedhje në PD.

/e.d

Next Post
“Nuk më mori në telefon për tre ditë”/ Anita Haradinaj tregon ‘krisjen’ me Ramushin

"Nuk më mori në telefon për tre ditë"/ Anita Haradinaj tregon 'krisjen' me Ramushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In