• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e Berishës/ Çollaku: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim, të jetë në fokus…

by
04/02/2023 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por ka disa kushte. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku u shpreh se duhet të ndalen sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim dhe të kenë në fokus vetëm skandalin e McGonigal.

“Do të marr pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës. Po, konfirmoj që kam vullnetin të marr pjesë, por kam disa kushte të qarta për pjesëmarrjen time në një protestë të tillë. Duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme dhe absolute ëdo sulm e pabazuar ndaj SHBA dhe ambasadores nga çdo segment që e quan veten opozitë. Këto protesta nuk mund të përdoren si pjesë e luftës civile apo për t’i bërë presion gjykatave. Nuk mund të përdoren për krijimin e një partie të re, asaj të LSI të shndërruara në Parti të Lirisë duke dhënë platforma të pamerituara e duke para eksponentë të majtë me 2 gishta. Rithemelimi të shmangë këto 3 elementë. Çështja e McGonigal ka dëmtuar PD dhe nëse protesta fokusohet vetëm këtu, patjetër do të marr pjesë”, tha Çollaku.

Ndër të tjera, Çollaku shprehet se interpelanca që kërkon opozita me Edi Ramën është miniumi që mund të bëjë pasi pretendojnë se kryeministri ka bashkëpunuar me ish zyrtarin e FBI për të dëmtuar PD.

“Interpelanca me Edi Ramën është minimum që opozita mund të bëjë. McGonigal është vetëm një hap larg për tu akuzuar për spiunazh dhe tradhti ndaj SHBA. Kjo është gjëja më e rëndë. Nuk është vetëm një zyrtar i korruptuar. Ky personazh ka cënuar drejtpërdrejt sigurinë në SHBA dhe ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në qendër ndodhet kryeministri Edi Rama. Hetimi ndaj McGonigal bëhet në bazë të një dokumenti. Prej 5 vitesh është bërë hetim i plotë. Edhe shkrimi i Neë York Times phohet qartësisht se materialet për komplotin për të dëmtuar Lulzim Bashën kanë dalë nga zyra e Edi Ramës”, tha Çollaku.

Sa i përket fatit për vulën e PD, Çollaku u shpreh se vonesa ka krijuar shumë konfuzione, por shpreson që të lihet një datë dhe të përcaktohet njëherë e mirë legjitimiteti i Partisë Demokratike.

/e.d

Next Post
Përsëritet rasti/ Arrestohet një tjetër pastruese, vodhi shuma parash te shtëpia ku punonte

Përsëritet rasti/ Arrestohet një tjetër pastruese, vodhi shuma parash te shtëpia ku punonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

September 7, 2026
Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

September 7, 2026
Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com