• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e Berishës/ Baçi: Do jetë madhore, në sheh do të jenë edhe deputetët e grupit të Albeajt

by Java News
10/02/2023 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme Sali Berisha do të mbajë protestën e thirrur para kryeministrisë. I gjithë aksioni i grupit të Berishës është përqendruar tek çështja e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që do të jetë edhe fokusi i protestës së nesërme. Deputeti demokrat Luan Baçi tha në Report Tv se ‘RamaGate’ është një skandal ndërkombëtar dhe se kryeministri Edi Rama ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Baçi tha se opozita do të vijojë të protestojë deri në momentin që Rama të detyrohet të japë dorëheqjen.

“Skandal ndërkombëtar. Arsye madhore që qytetarët të dalin në protestë. Papunësia, shpopullimi, çmimet, është një jetë e pasigurt dhe një vazhdim i një trishtimi, autokracie, manipulimi që Rama po i bën pushtetit me ndërkombëtarët.

Do jetë protestë madhore. Nuk shkojmë nesër. Rama nesër s’do ri në kryeministrisë. Edhe sikur të rri aty, ta hedhësh në bulevard ai prapë kryeministër është. Do shkojmë drejt votës së lirë, të manipuluar nga kryeministri. Të vuhet në një pozicion të vështirë, në presionin e shqiptarëve të detyrohet të japë dorëheqjen. Do ketë një sulm të qytet, të përditshëm deri në largimin e tij”, tha Baçi në Report Tv.

Pavarësisht debateve të brendshme, Baçi tha se edhe deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt do të jenë në protestë. Ndërkohë që Shqiptarja.com zbardhi pak më parë bisedat e grupit parlamentar të PD, në WhatsApp, ku tre prej deputetëve, Ferdinant Xhaferraj, Kreshnik Çollaku dhe Agron Gjekmarkaj refuzojnë të marrin pjesë në protestë.

“Të gjithë deputetët do i kesh nesër atje. Pavarësisht bisedat që bëjmë ne, debateve me njëri tjetrin, kur vjen puna ne jemi bashkë me demokratët dhe ne do dalim atje. Atje dalin qindra mijëra njerëz dhe do dalin edhe deputetët”, tha Baçi.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ledina Mandia tha se nuk do të marrë pjesë në protestë pasi nuk është e qartë se për çfarë po protestohet. Sipas saj, të dyja palët, si ajo e Berishës si PS po e përdorin politikisht këtë çështje.

“Goditje e imazhit të Shqipërisë. Opozita ka deklaruar se nesër do ngrihet për këtë çështje. Dosja po përdoret politikisht. Kemi kryeministrin që thotë se nëse do ishte përfshirë, amerikanët s’do e kursenin. Kemi Rithemelimin, që nuk thonë kjo opozitë është Lulzim Basha asokohe”, tha Mandia.

Gazetari Reldar Dedaj u shpreh se kjo protestë po përdoret nga Berisha për të bërë karshillëk SHBA-ve.

“Berisha nuk përfiton asgjë nga ky skandal. Protesta e 11 shkurtit, duke e parë nga disa këndvështrime, tregon se ka përplasje prioritetesh brenda Rithemelimit. Nuk i shërben 14 majit. I shërben për të legjitimuar Berishën në krye të opozitës. Ky është thelbi i protestën dhe për ti bërë karagjozllëk SHBA”, u shpreh ai.

/s.f

 

Next Post
VIDEO/ Debat i ashpër mes Luizit dhe Bledi Manes: Ke ardhur me qëllim kundër meje, bëj 2 javë qejf se pastaj…

VIDEO/ Debat i ashpër mes Luizit dhe Bledi Manes: Ke ardhur me qëllim kundër meje, bëj 2 javë qejf se pastaj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In