Protesta e banorëve të pallatit nr.21/ Bashkia Durrës: “Proçesi në fazën e përzgjedhjes së firmës fituese”

Pas protestës së banorëve të pallatit nr.21 në lagjen nr.7 të qytetit, të cilët u mblodhën paraditen e kësaj të premteje në sheshin përpara bashkisë, kjo e fundit sqaron se në ç’pikë ka ngecur procesi për ringritjen e pallatit të shembur rreth 1 vit më parë.

Bashkia Durrës nënvizon se “i gjithë proçesi që po kryhet nga FSHZH, është në fazën e garës për përzgjedhjen e firmës fituese e më pas do të fillojë puna për rindërtimin e pallatit”.

Lidhur me ankesën e banorëve, të cilët u shprehën se kanë 3 muaj pa marrë bonuset e qirasë, bashkia thekson se “banorët e këtij pallati kanë marrë bonus qeraje dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë këtë bonus derisa të hyjnë në banesat e tyre të reja.”

Reagimi i plotë:

Në lidhje me protestën e disa banorëve për pallatin e tyre nr.21 në lagjen 7, Bashkia e Durrësit sqaron se pallati i tyre është shembur dhe do të rindërtohet nga e para në të njëjtin vend.

Ashtu siç kemi sqaruar banorët e pallatit i bëjmë me dije edhe të gjithë opinionit publik se i gjithë procesi që po kryhet nga FSHZH është në fazën e garës për përzgjedhjen e firmës fituese e më pas do të fillojë puna për rindërtimin e pallatit ku këta banorë do të përfitojnë apartamente të reja më të forta e më të sigurta se ato që kishin përpara tërmetit.

Gjithashtu banorët e këtij pallati kanë marrë bonus qeraje dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë këtë bonus derisa të hyjnë në banesat e tyre të reja. Lexo.com.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com