Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Tiranë që ë paraqitet nesër për t’u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës së dhunshme që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ”Kështjellës’ së demokratëve.
Mësohet se bashkë me Sali Berishën është thirrur të dëshmojë në orën 11:00 edhe ish-ministri Flamur Noka.
Ndërkohet, pasnesër “radha” është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe numrit dy të PD, Gazmend Bardhi.
Më herët vetë Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet pranë organit të akuzës për të dëshmuar rreth 8 janarit.
Në një emision televiziv ai tha se për hir të ligjit do të shkojë në Prokurori në çdo kohë.
/javanews/a.r












Dhunuesit ne shtepi keta gjoja therrasin organizatoret! Cfare tallje!