• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Ilir Meta dhe Sali Berisha si Esat Pasha, duan të turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës

by Java News
22/11/2022 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi protestën e lajmëruar nga opozita për në 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e madh kur në Tiranë do të vijne te gjithë liderët e Europës. Duke i krahasuar Metën dhe Sali Berishën me Esat Pashën, Veliaj deklaroi se këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar.

“Kur ka aktivitete të tilla, një samit ndërkombëtar, nuk është opozita e vendit që do të lajë hesapet në atë ditë. Së pari, i bie që është impotente në 364 ditët e tjera. Pra mezi pret ditën që të shaje vendin e vet tek të tjerët, tek vizitorët. Së dyti, ne nuk e kemi as në zakon, edhe nëse kemi një grindje, një debat në shtëpi, kur kemi miq, ka një armëpushim, ka një paqe deri sa të largohen miqtë dhe pastaj i kthehemi tabiateve tona të vjetra. Kështu që, në këtë sens, pyetja është kush janë këta që e ndjekin Saliun? Kush janë ata që do dalin dhe do turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës? Ditën e Rinisë e kanë në datën 8 dhjetor, ajo është festa kombëtare që përkon me Lëvizjen Studentore, themelimin e partisë e kanë disa ditë më vonë.

Kështu që, të gjesh një tjetër sebep të shash Shqipërinë, siç bën me fotot e Kabulit të Ilir Metës, apo me parkingun e ETC-së të Saliut dhe të Lulit kur menaxhonin ata bashkinë, është vërtet, vërtet diçka që historia nuk do ta falë dhe kam përshtypjen kur të shkruhen rreshtat e historisë për shqiparët që në mënyrë konstante sabotuan vendin, kam përshtypjen që shumë rehat me Esat Pashën do rrinë edhe këta udhëheqës që në ditët tona kritike, kur ne sapo e kemi nisur këtë sprint për të hyrë në BE, duan që te lajnë hesapet e tyre. Sigurisht këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar, se njeriu që nuk ndihet mirë me veten, nuk nxjerr foto nga arkiva, apo fotot të Kabulit”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sondazhet tregojnë se Berisha dhe Meta janë më të urryerit. “Shohin sondazhet, shohin që janë njerëzit më të urryer sot në Shqipëri dhe në këtë sens kur thonë “kërcen nga belaja”. Por ky kërcim i tyre nga belaja ka kosto për vendin. Pra kemi një grup që punon të sjellë të gjithë liderët e Europës, të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, të bëhemi Qyteti Europian i Sportit dhe ndërkohë kemi një pjesë tjetër që shaj, shaj, shaj dhe mallko, dhe ti mendon kushedi sa keq jetojnë. Në fakt jetojnë të gjithë në Gjirin e Lalsit, çohen çdo mëngjes, u bën shërbëtorja kafen, pasi kanë pirë kafen me shërbëtoren vijnë në Tiranë, helmojnë gjithë televizionet tona që populli të merret dhe të ripërtypë të gjithë sharjet dhe shpifjet, apo të sqarojë kjo është foto e vjetër apo e re, kush e kishte Tiranën kur përmbytej, e kështu me radhë.

I helmojnë edhe te emisionet e darkës, pastaj kthehen prapë te vilat e tyre. Dhe nëse Shqipëria do ishte aq tmerr, këta të 2 do iknin të parët. Fakti që rrinë dhe që thjesht e përdorin Shqipërinë për karrierën e tyre politike, për mbrojtjen e tyre nga akuzat kriminale dhe për ta mjelë sa herë që kanë pasur rastin, do të thotë që për këta Shqipëria është vendi ideal. Për Saliun dhe për Ilir Metën, Shqipëria është parajsë. Si ka mundësi që kur Kosova është në një moment delikat, plas diçka në Tiranë? Këta qartazi e bëjnë punën shumë mirë, por nuk e bëjnë për popullin shqiptar. Ndoshta e bëjnë për rublat ruse, apo për interesat e tyre nga lindja, por për popullin shqiptar dhe për perëndimin, këta nuk duan t’ia dinë”, theksoi Veliaj.

Next Post
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In