• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 27 janarit, nga trashja e zërit deri tek ngjirja e Lulit!

by Alfred Peza
11/01/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk e di pse, por të gjitha protestat e opozitës, qëshkurse ajo drejtohet nga Lulzim Basha, duken sikur janë fotokopje besnike e njëra tjetrës. Fotokopja e një shfaqje që mund të simbolizohet me anë të një figure gjeometrike. Një rreth i vizatuar qoftë edhe me dorë të lirë, mbi një fletë çfarëdo, është ajo që duket se e përfaqëson më shumë atë. Një rreth që nis si çdo rreth tjetër nga hiçi dhe qe përfundon atje ku edhe u nis në filim. Pa qenë nevoja të jetë domosdoshmerisht as vizatimi i pamjes se një flluske, apo i një gjyleje. E parë në këtë mënyrë, duket thjeshtë si një vizatim fëmijësh të pafajshëm, që ushtrojnë dorën pambarimisht në ciklin parashkollor.

Le ti marim me radhë të gjitha “pikat” e bashkësise, që formon atë vijë të lakuar deri në rrumbullakosje, të quajtur rreth, në një akision politik si ku i një proteste opozitare të radhës.

Pasi kalojnë disa muaj pa bërë ndonjë aksion politik me peshë, pa luftuar për një projekt alternativ, program, nisëm ligjore apo një kauz konkrete në Parlament, në media a në terren ndoshta vjen një moment kur lideri i opozitës e kupton se diçka nuk shkon. Se njerëzit po i ftohen. Se mbështetja po i bie. Se qeveria po vijon punën e qetë dhe kërkon patjetër që ta mbushi krejt këtë boshllëk, me dicka.

Gjëja e parë që i shkon në mendje një opozite në një demokraci si kjo jona kudo në botë, është që të gjejë një shkak të qenësishëm ose jo, qoftë edhe një sebep që ta shesi si shkak, për të bërë takime të mbyllura apo të zgjeruara, e më pas mitingje ose protesta. Një ushtrim demokracie që tenton të demonstrojë muskujt kundër mazhorancës, ti japë shpresë e kurajo të vetëve, të mbajë gjallë frymën opozitare nëpërmjet projektimit të mirazhit virtual se qeverisja i ka orët e numëruara dhe se sëshpejti, do rikthehemi në pushtet.

Pasi është gjetur sebepi, fillon përgatitja e situatës. Fillojnë takimet sa në bazë, e sa në seli. Sa me media, e sa pa media. Sa me njerëz që kërkojnë të frymëzohen, e ca me të tjerë që presin ti frymëzojnë.

Pas kësaj, fillojnë gjoja takimet e rëndësishme me kryetarët e degëve të partisë në terren. Më pas me kryetarët e partive aleate. Pak rëndësi ka sesa vota ato përfaqësojnë në terren. E rëndësishme është që numri i partive që shpallen aleate, të jetë numerikisht sa më i madh. Sa më shumë kryetarë të këtyre lloj partish të jenë në takime me Bashën, aq më mirë është. Pak rëndësi ka se i vetmi pjesëmarrës në mitingun që po përgatitet, do të jetë vetëm kryetari i asaj partie, vetë. E rëndësishme është që të tregosh para kamerave se ke shumë aleatë, shumë mbështetje, shumë, shumë e shumë…

Më pas vjen faza e shpërndarjes nëpër studio televizive. Sa më shumë i afrohesh ditës së protestës, aq më shpesh dhe në një numër gjithnjë e më të madh mediash televizive por edhe çfarëdo tjetër, i sheh të jenë prezentë. Nga emisionet e mëngjesit, tek ato të paradites. Nga ato të para drekës, tek ato të pas bukës. Nga pasditja, në darkë. Nga darka, tek ritransmetimet gjatë gjithë natës e deri në mëngjes. Keshtu derisa të mbyllet rrethi i një ditënate, për të vijuar e vijuar me vizatimin e rrathëve të rinj, datë pas date.

Edhe kjo etapë brenda vetes, ka fazat e veta. Sepse fillon e rritet retorika, shtohet doza e akuzave, qeveria dhe mazhoranca akuzohen për çdo gjë që i shkon a i vjen në mendje. Pak rëndësi ka e vërteta, ekspozimi i fakteve, provave, detajeve, informacionit. Më e rëndësishme se të gjitha këto, është procesi i fryrjes, i barsjes, i krijimit të atmosferës, frymës dhe psikozës se ditën e protestës, do të ndodhë hataja.

Kryetari i PD, ka edhe një kryeveçori nga të gjithë të tjerët, përgjatë këtij procesi. Sepse kot nuk është edhe shefi i opozitës, edhe kandidati për Kryeministër të ardhshëm. Me pak fjalë, ai duhet ta meritojë të qenurit lider në çdo gjë. Kot nuk thonë: I zgjedhin Komisarët! Jo vetëm nga shtati e nga pamja, nga shkollimi e oratoria, nga dukja dhe nga thelbi. Por edhe nga zëri.

A e keni vënë re se, Lulzim Basha e nis rrethin e tij për të organizuar dhe drejtuar një protestë, duke e trashur zërin? Nga dalja mediatike, në daljen tjetër. Nga komunikimi publik, në komunikim e radhës. E kështu ditë pas dite, do ta shihni që ta bëjë këtë deri më 27 janar në mesditë.

Por kaq ama. Mos kërkoni më shumë. Sepse kemi ardhur në momentin e mbylljes së rrethit. Pas trashjes e trashjes e trashjes, vjen ajo që ndoshta e keni harruar paksa në këtë periudhë prej 7-8 muajsh pa mitingje nga ana e opozitë. Vjen faza e ikjes së zërit. Vjen ngjirja. E më pas shuarja… e zërit. Mos u shqetësoni, as mos u gëzoni. Nuk ka ndodhur asgjë. Thjeshtë ka ardhur moment që të jepet sinjali i qartë, se rrethi u mbyll. Kaq ishte.

Mirupafshim në vizatimin e rrethit të ardhshëm!/Alpenews.al

Next Post
Arsyetimi qesharak i Serbisë: Fletarresti për Haradinajn s’është hequr, është bërë i padukshëm

Pas refuzimit të vizës nga SHBA, Haradinaj merr pasaportë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com