• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta dhe Kontrata e Re për Shqipërinë

by Java News
07/06/2026 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Neçaj

Protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 6 ditësh duhen marrë seriozisht. Jo sepse ndonjë slogan mund të jete i pasaktë apo  kërkesat janë domosdoshmërisht te përsosura, por sepse vetë protesta masive është sinjal i forte politik që nuk mund të injorohet.

Në një demokraci, protesta nuk është problem. Ajo është një nga shprehjet më të rëndësishme të sovranitetit qytetar. Është momenti kur qytetarët i kujtojnë pushtetit një të vërtetë themelore: shteti nuk është pronë e qeverisë, e partive, e elitave politike apo e nje drejtuesi. Shteti u përket qytetarëve dhe legjitimiteti i çdo institucioni buron prej tyre.

Do të ishte gabim Jo i vogel  te reduktohej ky moment në një debat të zakonshëm politik mbi atë se kush ka të drejtë dhe kush jo. Rëndësia e protestave nuk qëndron vetëm tek ajo që kundërshtojnë. Ajo që i bën ato të rëndësishme është se detyrojnë një shoqëri të përballet me pyetje themelore për vetveten. Sot pyetja nuk është vetëm për një ligj, një projekt, një vendim apo një qeveri të caktuar. Pyetja është më e thellë dhe më e rëndësishme: a po ndërtohet një shtet që u shërben qytetarëve, apo një sistem që gradualisht ka filluar t’i shërbejë vetem vetes dhe disave?

Për më shumë se tridhjetë vjet është folur për mungesën e shtetit, për mungesën e institucioneve, të ligjit dhe të rendit. Sot, megjithatë, kjo nuk është më sfida kryesore e Shqipërisë. Institucionet ekzistojnë. Administrata ekziston. Ligjet ekzistojnë. Shteti, të paktën në aspektin formal, është ndërtuar. Pyetja vendimtare nuk është më sa shtet kemi. Pyetja është kush e kontrollon atë dhe në interes të kujt funksionon ai.

Sepse një shtet mund të ekzistojë në letër dhe njëkohësisht të mos funksionojë siç duhet për qytetarin. Mund të ketë institucione pa pasur balanca reale. Mund të ketë procedura pa pasur llogaridhënie. Mund të ketë zgjedhje pa pasur përfaqësim të mjaftueshëm. Pikërisht për këtë arsye legjitimiteti është bërë sot çështja qendrore e debatit publik shqiptar.

Një demokraci nuk matet nga fuqia e qeverisë. Ajo matet nga aftësia e institucioneve për ta kontrolluar pushtetin dhe forca ekonomike. Kur pushteti përqendrohet më shpejt sesa zhvillohen mekanizmat që e kufizojnë dhe e mbikëqyrin atë, lind një çekuilibër që, herët a vonë, prodhon mosbesim, polarizim dhe tension shoqëror. Në këtë kuptim, protestat nuk janë shkaku i krizës. Ato janë pasqyra e saj, treguesi më i qartë se ekziston një krizë që nuk mund të fshihet më gjate pas statistikave, deklaratave apo fushatave të komunikimit politik. Protesta është zëri me të cilin shoqëria thotë hapur se diçka e rëndësishme nuk funksionon siç duhet tash 35 vjet.

Në të vërtetë, Shqipëria ka kaluar gradualisht nga një problem në një tjetër. Niveli ku është shteti thërret kundër, përqendrimit të pushtetit brenda tij. Kjo sfide ndjehet akumulativisht në shumë fusha të jetës publike. Shpesh krijohet perceptimi se institucionet ekzistojnë, por nuk arrijnë të balancojnë njëra-tjetrën me efektivitetin e nevojshëm; se parlamenti nuk ushtron gjithmonë, ose me shumicën e kohës, kontrollin që kërkon sistemi demokratik; se administrata mbetet e ekspozuar ndaj dhe nën ndikimin politik; dhe se në ekonomi afërsia me pushtetin perceptohet si më e vlefshme se konkurrenca dhe merita. Kjo nuk është më thjesht çështje funksionimi. Është çështje strukture.

Për këtë arsye është e rëndësishme të thuhet qartë se askush nuk duhet ta nënvlerësojë rëndësinë e protestës. Ruajtja e masivitetit të saj, e energjisë qytetare, e kërkesave, e pjesëmarrjes masive të të rinjve por dhe gjithë grupmoshave, dhe e frymës së angazhimit publik, është kusht i domosdoshëm për çdo ndryshim serioz. Protesta është burim legjitimiteti demokratik. Ajo rikthen qytetarin në qendër të debatit publik dhe i kujton çdo pushteti se autoriteti i tij nuk është i pakufizuar.

Pikërisht se protesta është kaq e rëndësishme, ajo nuk duhet të mbetet vetëm një reagim ndaj një ngjarjeje apo një pakënaqësie të momentit. Është akumulim i tre dekadave. Historia tregon se lëvizjet qytetare arrijnë ndikimin e tyre më të madh kur energjia morale dhe politike që krijojnë shndërrohet në objektiva të qarta për funksionimin e republikës. Jo për ta zëvendësuar protestën dhe as për ta zbehur atë, por për t’i dhënë asaj një drejtim të qëndrueshëm që mbijeton përtej momentit.

Shqipërisë nuk i mungon zëri qytetar. Ai po dëgjohet dhe po ndihet edhe nderkombetarisht. Ajo që do duhet është një marrëveshje më e gjerë shoqërore mbi disa parime themelore që duhet të qëndrojnë përtej çdo qeverie dhe çdo cikli elektoral. Shqipëria ka nevojë për një konsensus të ri mbi idenë se pushteti duhet të kontrollohet dhe të kufizohet, se institucionet duhet të jenë më të forta se individët që i drejtojnë, se përfaqësimi duhet të jetë real dhe jo thjesht formal, se shteti nuk mund të trajtohet si pronë e partive politike dhe individeve dhe se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Po aq e rëndësishme është që brezi i ri të mos shihet si spektator i procesit politik, por si pjesëmarrës aktiv në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Kjo mund të quhet një Kontratë e Re për Shqipërinë. Jo një dokument formal dhe as një marrëveshje mes elitash, por një mirëkuptim i gjerë kombëtar mbi rregullat themelore të republikës dhe mbi kufijtë që çdo pushtet duhet të respektojë.

Duhet pranuar gjithashtu një realitet i thjeshtë. Historia tregon se asnjë sistem nuk reformohet thellësisht pa presion të vazhdueshëm qytetar. Pikërisht këtu qëndron rëndësia historike e protestës. Jo vetëm tek ajo që kërkon sot, por tek aftësia për të mbajtur gjallë kërkesën për institucione më të forta, më të pavarura dhe më të përgjegjshme nesër.

Në fund, sfida e Shqipërisë nuk është të zgjedhë midis protestës dhe reformës. Shqipërisë i duhen të dyja. Protesta është forca që rikthen legjitimitetin te qytetari. Institucionet janë mekanizmi që e bëjnë atë legjitimitet të qëndrueshëm. Prandaj detyra kryesore sot nuk është të zbehet fryma e protestës, por të ruhet, të forcohet dhe të orientohet drejt objektivave që nuk mund të zhbëhen me ndryshimin e një qeverie apo të një shumice të përkohshme.

Sepse kur një lëvizje arrin të mbrojë jo vetëm pakënaqësinë e momentit, por edhe parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja, ajo fiton një rol historik. Pikërisht aty fillon një Kontratë e Re për Shqipërinë.

Next Post
“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

“Kur shkoni për t’u qarë hallin flamingove, mos ua prishni plazhin me makina dhe kanoçe birre”, Rama ironizon protestuesit në Zvërnec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita më e errët e Ilir Metës?/ Minxhozi: Nuk po e kamuflon hallin e vet, por po e shpërfaq

Në kërkim të një bashkëjetese të vështirë për Zvërnecin

June 7, 2026
Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

June 7, 2026
Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje!

Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje!

June 7, 2026
Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

June 7, 2026
Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 7, 2026
Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

June 7, 2026
Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, mbi 100 prokurorë në terren për të mbrojtur votën e lirë

Zgjedhjet në Kosovë, mbi 100 prokurorë në terren për të mbrojtur votën e lirë

June 7, 2026
“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

“Kur shkoni për t’u qarë hallin flamingove, mos ua prishni plazhin me makina dhe kanoçe birre”, Rama ironizon protestuesit në Zvërnec

June 7, 2026
Protesta dhe Kontrata e Re për Shqipërinë

Protesta dhe Kontrata e Re për Shqipërinë

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In