Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sërish me disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Basha po drekon me ambasadorët në një prej lokaleve të Tiranës.
Ky ëhstë takimi i dytë i Bashës me ambasadorët. Mes të pranishmëve janë ambasadorët e Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës, Belgjikës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Polonisë. Mendohet se fokusi i takimit është protesta e opozitës dhe bojkoti i parlamentit.
Të pranishëm në tryezë janë edhe krerët e partive aleate të PD. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe Vettingun./a.m.