• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, beteja për primatin e opozitës

by Ervis Iljazaj
19/02/2024 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Në një nga rastet e rralla në historinë e tranzicionit shqiptar, një pjesë e opozitës do të zhvillojë protestë politike me liderin e asaj në arrest shtëpie. Padyshim që kjo tregon fitoren personale të Sali Berishës. Deri dje, pranë Sali Berishës ishin reshtuar disa deputetë, nesër do të jenë më shumë.

Sepse të kuptohemi, protesta e nesërme nuk është kulmi i bashkimit të opozitës, por kulmi i fitores të Sali Berishës. Ky bashkim, apo kjo protestë as nuk i heq, as nuk i shton ndonjë votë më shumë Sali Berishës. Votat e tij janë tërësisht personale dhe kjo duhet pranuar. Sali Berisha si me katër deputetë, si me 40 deputetë ka po njësoj vota. Nga kjo anë nuk është se ndryshon ndonjë gjë në mbështetjen ndaj tij apo ndaj rithemelimit.

Problemi i kësaj force politike nuk janë as protestat, nuk janë as organizimi apo çfarëdo lloj hapi tjetër politik. Problemi i kësaj force politike është vetëm çështja nëse Berisha do të vazhdojë ose jo të jetë lideri i saj.

Nëse lideri i rithemelimit, ashtu siç duken gjasat, do vazhdojë të jetë Sali Berisha, gjykimi pro ose kundra do të bjerë mbi të. Asgjë nuk ndryshon në raportin midis elektoratit shqiptar dhe rithemelimit.

Edhe protesta e nesërme me të gjitha gjasat nuk do të ndryshojë ndonjë gjë për sa i përket realitetit politik shqiptar. Përveçse një demostrim force të Sali Berishës, për ti thënë shqiptarëve dhe sidomos ndërkombëtarëve se ai është opozita e vërtetë.

Tashmë është e qartë se problemi më i madh i Sali Berishës, forcës politike që ai drejton, është izolimi total ndërkombëtar. Në këtë kuptim kjo është një protestë që jehona e saj nuk do ti kalojë dot kufijtë e Shqipërisë. Dhe pa aleanca dhe pa aleatë ndërkombëtarë është shumë vështirë, madje e pamundur që në Shqipqëri të ndodhë rotacioni.

Në këtë kuptim kjo nuk është një protestë për pushtet, por për të legjitimuar pozicionin opozitar.

Dhe kaq!

Dhe demostrimi i forcës nuk është gjë tjetër veçse për punët e brendshme të opozitës dhe asgjë tjetër. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se protestat politike as nuk dëmtojnë as dobësojnë qeverinë. Aq me tepër nëpërmjet një force politike ku lideri i saj është në arrest, shpallur non-grata nga dy vendet kryesore të Perëndimit dhe aleatë të shqiptarëve.

Prandaj kjo protestë, thjesht do të forcojnë radhët e brendshme. Shpesh herë, protestat politike më shumë se sa kundërshtarët e jashtëm bëhet për kundërshtarët e brendshëm. Në këtë rast, kundër pjesës tjetër të Partisë Demokratike.
Sepse në dy vite rresht, rithemelimi nuk ka prodhuar asnjë ide, asnjë tezë apo asnjë vizion politik përveçse përsëritjes së se ata janë ‘’opozita e vërtetë’’.

Në këtë drejtim ka shpenzuar energji, akuza publike dhe denigrim për pjesën tjetër të opozitës. Sepse Berisha e di fare mirë, se në kushtet ku ndodhet kundërshtari politik nuk është Edi Rama, por Lulzim Basha. Pasi të vetmin objektiv që ka është të qënurit pjesë e lojës politike në opozitë. Pushtetin as nuk e ka objektiv as nuk mund ta ketë. Ai është më i ndërgjeshmi nga të gjithë ata që e ndjekin nga pas për këtë realitet.

Deri tani ja ka dalë të jetë pjesë e rëndësishme e opozitës, ndoshta më e rëndësishmja. Çështja është se nën lidershipin e tij demokratët dhe të djathtët do të vazhdojnë të mbeten gjatë në opozitë. Por për Berishën, qëndrimi në opozitë nuk është aspak problem. Përkundrazi, është objektivi kryesor.

Next Post
Sekretariati i Etikës vendos online për 6 deputetët e PD, Korreshi: Kërkesa si përshkrimi i Sigurimit të Shtetit

'20 shkurti'/ Porositë e deputetit Korreshi për protestuesit: Merrni bukë me vete, byrekë dhe dhallë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In