• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, Berisha për mediat italiane: Rama duhet të largohet, ose njerëzit do t’a vrasin dhe do e hedhin në lumë

by Java News
18/02/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktualitetit politik në Shqipëri.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Il Messaggero”, ku është shprehur se Edi Rama duhet të jap dortëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Cila ëshë arsyeja e protestës?

Para së gjtihash kjo është një protestë kudnër narkoshtetit që vepron në Shqipëri, që nuk ndjek asnjë rregull ligjor e ku trafikantët e trafiku i drogës vendos për të gjithë e për gjithçka.

Por arsyeja themelore e protestës është shkelja masive e rregullave zgjedhore e dënuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar në raportin e OSBE ku thuhet se në 20% të rasteve është blerë vota.

Rreth 2 muaj më parë është bërë pjesërisht publike dosja me mijëra përgjime të ministrave e të kryetarëve të bashkisë së narko Partisë e narko shtetit të Edi Ramës ku shfaqen infiltrime kriminale në rrethe të ndryshme për të blerë votën e për të imponuar rezultate të përcaktuara.

 Cila është baza e këtyre akuzave?

Çka them është e provuar, Janë përfshirë ish ministri i Energjisë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën, që kishin interes të kontrollonin votën në Durrës përmes bandave, që janë nga më të ashprat në vend

Rezultati i zgjedhjeve u përmbys nga kërcënimet e nga paratë e drogës në të paktën 5 rrethe. Ky dossier i publikuar nga Zëri i Amerikës është në duart e Prokurorisë.

Cfarë i kërkoni Ramës?

Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqën sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar dhunën. Por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës.

Protestat do të vazhdojnë derisa të pranohen kërkesat tona. Kthim pas nuk ka, Nuk janë më studentët që protestojnë por janë qytetarët, Situata është kritike.

Edi Rama është kryeministër, arktitekt, artist i hapur ndaj Europës?

Është vetëm një iluzion, Edi Rama është njeriu që ka protestuar hapur kundër pranimit të Tiranës në NATO. Ka bllokuar për dy vite statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE, pasi nuk votonte tre ligjet për të cilat erdhi më pas konsensusi i Komisionit Europian. Nuk respekton asnjë rregull europiane. Ka lidhje të ngushta me kriminelët e trafikun e drogës. Kultivon idenë e vjetër të komunistëve shqiptarë “të krimit të dobishëm”, Është pasardhës i nomenklaturërs së lartë komuniste të Enver Hoxhës e babai i tij ishte në Presdium e ka firmosur varjen e një poeti dezident.

 Cfarë programi ka opozita?

Integrimin europian, pra një demokraci e një ekonomi tregu funksional. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për të respektuar shtetin e së drejtës e për të luftuar kriminalitetin. Edi Rama i ka hapur parlamentin vrasësve. Dalja ime nga skena është pa kthim, por do bëj gjithçka që t’i bëj shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët europianë. Jemi i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë.

Next Post
Berisha i bindur: Ne do e rrëzojmë Ramën me çfarëdo mjeti

"Rama meriton plumbin ballit", zbardhet deklarata e Berishës në mbledhjen e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In