• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

by E S
08/06/2026 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një deklaratë, të cilën e quan sqarim lidhur me disa shkrime dhe komente të mediave për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj protestës së fuqishme rinore e qytetare.

“Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh.

Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga “opozita e opozitës” si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të “opozitës së opozitës” për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha.

“Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës, këtij “Pashiqi” shqipfolës – por edhe me mbështetësit ndërkombëtarë të regjimit të tij. Ajo arriti të faktojë me vendosmëri para shqiptarëve dhe botës vërtetësinë e kauzës së saj, përmes 8 rezolutave të organizatave politike më të mëdha në botë dhe raporteve kryesore të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat dënohen me unanimitet shtypja e opozitës dhe pluralizmit politik, farsa elektorale, narkoshteti dhe plaçkitja e shqiptarëve nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Ndaj, edhe pas formulimit dhe paraqitjes publike të pesë kërkesave nga përfaqësuesit e Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, Partia Demokratike mbështet fuqimisht largimin e regjimit të paligjshëm e narkodiktatorial të Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale më të rrezikshme në Evropë, kundër të cilit ajo organizoi 8 protesta të fuqishme si kryengritje paqësore kombëtare.

Kurse lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa”.

“Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson shumë ndjeshmërinë dhe shpirtin e protestës së të rinjve”, shkruan Berisha, “qytetarëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit si një arritje të madhe për kombin dhe Shqipërinë, por shton me vërtetësi se ajo është forca më e madhe politike që ka denoncuar dhe protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër batërdisë nga qeveritarët dhe oligarkët e qeverisë në:

Parkun Kombëtar të Butrintit;

Parkun Kombëtar të Shebenikut;

Parkun Kombëtar të Dajtit;

Luginën e Drinit me Hidrocentralin e Skavicës;

Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe de fakto asgjësimin e habitatit të shpendëve në Lagunën e Nartës;

Shkatërrimin e shtratit të lumenjve Shkumbin, Mat, etj.

Për të gjitha këto, ajo është krenare edhe për çmimin që ka paguar”.

“Së fundmi, Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t’i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Në këtë pikë, PDSH është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilat ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe.

Duke përfunduar: Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.

Next Post
“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com