• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Protesta/ Basha: Ju rrëfej pse s’e vizitova policen e plagosur

by Java News
26/11/2018 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot publike arsyen se pse nuk e vizitoi në spital policen e plagosur, Ina Nuka, e cila pas shpërthimit të një kapsolleje, humbi dy gishta.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’ Basha tha se nuk donte që këtë çështje ta përdorte politikisht, ndërsa shtoi se ai ia kishte përcjell urimet për shërim, përmes nënkryetari i Komisionit të Sigurisë.

 

Krasta: Pyetja e parë. E përdori Partia Demokratike protestën politikisht?

Basha: Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpiat pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarish 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë,mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Krasta: Zoti Basha, pse nuk e vizituat ju policen me gishtat e vrarë në spital?

Basha: E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë.

Krasta: Po ndërkohë që ju folët për protestën dhe e ravijëzuat atë në bazë të këndvështrimit të opozitës, nuk e konsideruat një gjë normale që të bënit një përmendje apo një mbështetje të forcave të policisë?

Basha: Mbështetje kur rrahin qytetarët nuk do të kenë nga unë, kurrë. Unë kam qenë ministri i tyre, i kam mbështetur sa herë kanë mbrojtur ligjin, sa herë kanë mbrojtur rendin, por kësaj radhe ata janë përdorur për të mbrojtur antiligjin, për të mbrojtur shkeljen e të drejtave të këtyre njerëzve, për të rrahur me shkopinj dhe për të keqtrajtuar 15 vjeçarët, 13 vjeçarët, nëna shtatzënë, pse po mbrojnë shtëpitë e tyre. Ndaj mesazhi që ju jap është ky: mos u keqpërdorni, po ju keqpërdorin, jo për të mbrojtur ligjin, por për të goditur ligjin, për të goditur vëllezërit dhe motrat tuaja, që po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjin dhe kushtetutën. (BW)

Next Post
VIDEO/ ‘Astir’, fillon prishja e banesave dhe nis shpërngulja në banesat sociale

VIDEO/ 'Astir', fillon prishja e banesave dhe nis shpërngulja në banesat sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In