• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proteina amiloide, shpjegim i ri për nisjen e jetës në Tokë

by Java News
25/02/2018 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungonte vetëm një element për të krijuar një bazë të mundshme të origjinës së jetës në Tokë dhe tani është gjetur, proteina amiloide, që ndodhet në natyrë dhe përveçse krijohet vetvetiu me shumë lehtësi, mund të jetë në gjendje edhe të vetë-riprodhohet, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe të zhvilluar nga Politekniku i Cyrihut.

Për një kohë të gjatë e konsideruar si një anomali biologjike, proteina amiloide gëzon edhe një reputacion të keq sepse prania e saj lidhet me sëmundje neurologjike, si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Por, njëkohësisht, kjo proteinë është në bazë të shumë formave të jetës, nga bakteret tek majaja, nga kërpudhat tek njeriu.

Struktura e saj kimike përbëhet nga zinxhirë molekularë shumë të shkurtër (peptidet) në gjendje të përshpejtojnë reaksionet kimike ashtu sikurse ndodh tek enzimat.

E vetmja pengesë ndaj teorisë që ekzistonte prej kohësh për këtë proteinë, që e cilësonte si një pararendës të molekulave të jetës, ishte mungesa e një veçorie thelbësore, aftësia për t’u riprodhuar.

Në vitin 2015 i njëjti grup studimi, i drejtuar nga Roland Riek, kishte treguar se struktura e këtyre proteinave mund të formohet vetvetiu me shumë lehtësi, duke u bazuar në aminoacide të thjeshta, që me shumë mundësi ekzistonin në Tokën primitive.

Deri tani ishte ARN-ja, “krahu i djathtë” i ADN-së, molekula e konsideruar si rrënja më e mundshme e jetës në Tokë, duke qenë se është në gjendje të kodifikojë informacionet dhe të riprodhohet.

Por për studiuesit zviceranë hipoteza e amiloidit është më e mundshme, sepse molekulat e ARN-së janë më të mëdha dhe më komplekse, për pasojë është e vështirë që të krijohen vetvetiu në kushtet e Tokës primitive, pergatiti Koha.

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Ky është Horoskopi ditor, për të hënën 26 shkurt 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In