• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prostituta nga Shqipëria në Itali, pranga 6 shqiptarëve, ja si i trafikonin

by
30/06/2015 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe 1 italian, nga policia e vendit fqinj si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me prostitucion. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave organizata kriminale merrej me trafikun e qenieve njerëzore nga Shqipëria për në Itali, dhe të shfrytëzimit të prostitucionit në Napoli.

Sipas mediave italiane, katër prej shqiptarëve të arrestuar janë lënë në burg ndërsa 3 të tjerë janë me “arrest shtëpie”. Rrjeti i prostitucionit zhvillonte aktivitetin e tij në zonën “Vicaria Mercato”, ndërsa shfrytëzimi i femrave në rrugë bëhej në zona të ndara për të “evituar konfliktet me grupet e tjera”.

“Trajtimi i prostitutave ishte i organizuar dhe ato monitoroheshin nga një “truproje” që kontrollonte vajzat, e zgjedhur mes prostitutave më eksperte ose që kishin treguar besueshmëri në kohë”, shkruan “il Gazzettino”.

Femrat e shfrytëzuara për prostitucion thuhet se vinin nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës. Rrjeti i prostitucionit sipas policisë ishte i përbërë nga djem shumë të rinj, të cilët drejtonin një ose më shumë vajza. Policia thuhet se ka zbuluar edhe lidhjet se si zhvillonin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

“Kur njëri prej tyre kishte probleme me drejtësinë italiane dhe ishte i detyruar të largohej për në Shqipëri, miqtë e tij vinin për ta zëvendësuar në të njëjtin rol që kishte, duke bërë që organizata të mos e humbiste dominimin mbi territorin”,thuhet në deklaratën e policisë, sipas “il Gazzettino”.

Next Post

Horoskopi 1 Korrik 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com