• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prostituta denoncon barbaritë e grupit shqiptar të prostitucionit, shkatërrohet banda

by A R
19/06/2017 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane, pasi një prostitutë bashkëpunoi me karabinierët.

Sipas mediave të vendi fqinj bëhet e ditur se dy shqiptarët kishin krijuar një rrjet të madh   prostitucioni rreth rrugës “Monte Rosa” në Milano.Lidhur me aktivitetin që ata ngritën mësohet se ishin shumë të dhunshem dhe dinakë. Por këtë herë mesa duket nuk kanë mundur që tu shpëtojnë forcave të rendit.

Sipas policisë në pranga kanë rënë Indrit Arapi, 34 vjeç, i njohur dhe si koka e grupit të prostitucionit dhe  bashkëpunëtori i tij i ngushtë Gentjan Hoxha, 45 vjeç.

Mësohet se shqiptari Arapi është dënuar me 4 vite e një muaj burg, ndërsa Hoxha me 3 vite e 8 muaj burg.

Pjesa tjetër e grupit dyshohet të jetë arratisur në Shqipëri pas dënimeve të dhëna ndaj tyre vitin e shkuar.

Vajzat rriheshin barbarisht dhe vetëm pas episodit të njëqindtë të dhunës, siç shkruajnë mediat italiane, prostituta me orgjinë shqiptare është detyruar të bëjë denoncimin në polici. Ajo është strehuar tek të afërmit në periferi të qytetit dhe më pas ka denoncuar shqiptarët.

Arapi ishte drejtuesi i grupit, i cili merrte apartamente me qira ku kryhej aktiviteti. Hoxha ndërkohë kontrollonte femrat gjatë punës së tyre. Pas akteve seksuale, klientëve u ofroheshin edhe doza kokaine.

Të paktën 7 apartamente janë zbuluar ku ushtrohej aktivitetin nga viktimat e tyre, ndërkohë që banda shqyhej për ndërrimet e shpeshta të makinave dhe të numrave të telefonit. Madje, në disa raste makinat ndërroheshin brenda 20 ditëve.

Hoxha ishte në krye të rekrutimit të vajzave në Shqipëri apo Rumani, duke përdorur ndërmjetësit të cilët janë paguar rreth 800 € (përfshirë udhëtimet). Pasi të mbërrinin në Itali, secila prej vajzave duhet të “kalonin një provim”. Në rast se nuk pëlqeheshin nga shfrytëzuesit, ktheheshin në shtëpi.

Vajzat janë marrë në Itali me vizë turistike. Dy të arrestuarit kanë precedentë penalë, pasi në vitin 2006 janë dënuar për trafik droge në Torino./Panorama

 

Next Post
FOTOT/ Meta thirrje për armatosje, Kryemadhi e ‘zbaton’ e para…

FOTOT/ Meta thirrje për armatosje, Kryemadhi e 'zbaton' e para...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com