• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese…(dhe historia e studentes që u kap dy herë)

by A R
29/09/2017 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza me inicialet B.D, studente e Ekonomikut pasditen e 5 shtatorit 2017 ishte duke shkuar në punë. Një apartament në Tiranë, në të cilin përmes një kompjuteri e një kamere ajo edhe vajza të tjera ofrojnë shfaqe seksuale për klientët në krahun tjetër të linjës.

Studentja kishte pak muaj që ishte punësuar në këtë sallon, pasi braktisi të njëjtën punë diku tjetër, kur vendi dhe puna u bënë publike nga një emision televiziv dhe u mbyll nga policia e Tiranës. Ajo që B.D nuk e dinte ishte se disa agjentë policie po e ndiqnin sërish prej kohësh.

Atë ditë policia ndërhyri në apartamentin ku vajza trokiti të hynte, duke ushtruar kontroll dhe shoqëruar vajzat që u gjetën në punë, mes kamerave për web dhe lodrave seksuale, dhe një çift bashkëshortësh të akuzuar se drejtonin  biznesin. Çifti i bashkëshortëve Artur B. dhe Dafina T., janë arrestuar nga policia për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve dhe ambjenteve për prostitucion”, ndërsa 6 vajzat përfshi B.D u proceduan në gjendje të lirë për akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”.

Por ndërsa vetëm në dy vitet e fundit janë ndaluar dhe arrestuar më shumë se 20 persona, kryesisht vajza rreth të 20-tave, që punojnë në dhomat që ofrojnë shfaqe seksuale, policia dhe prokuroria nuk janë të qarta se çfarë akuzash mund të ngrenë, apo nëse kjo punë përbën realisht vepër penale.

Megjithëse, në raportin për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2016, Prokuroria e Përgjithshme evidenton se veprat penale “kundër moralit dhe dinjitetit” ku janë klasifikuar edhe këto raste, kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2015, dhe policia dyshon se numri i qendrave të ngjashme në vend është më i madh se sa rastet e identifikuara,  mungesa e legjislacionit e bën të paqartë se çfarë mund bëjë dhe a duhet të ndërhyjë ajo në këto raste.

Dy prokurorë që folën për BIRN, në kushte anonimiteti, thanë se ishte e pasaktë që çështja të referohej si prostitucion.

“Këto raste nuk mund të hyjnë në këtë kategori veprash penale. Mendoj se mund të diskutohet deri diku vepra e “Pornografisë”, por dhe kjo kërkon diskutim, pasi kjo dispozitë parashikohet (vetëm) kur kemi të bëjmë me të mitur”-tha një prej prokurorëve për BIRN.

Ai shtoi se “prostitucioni virtual”, që do të thotë zhveshja apo veprime të ndryshme intime para kamerës nuk janë parashikuar në Kodin Penal të Shqiëpërisë.

Vetë policia që ka ndërhyrë në disa raste i ka referuar çështjet në forma të ndryshme, duke lënë të kuptohet konfuzionin ligjor rreth tyre.

Në një operacion të ngjashëm të koduar “Hot Line“ kryer në 29 prill 2016, ku policia arrestoi dhe më pas la të lira 5 vajza që punonin në dy prej këtyre “salloneve të seksit virtual”, materialet janë referuar në prokurori për akuzën e “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së ambjenteve për prostitucion”.

Ndërkohë BIRN mëson se në një tjetër operacion të koduar “Chat Line 2” kryer në qershor të 2017, policia ka arrestuar 6 vajza (tashmë të gjitha të liruara), ndaj të cilave ka referuar materialin në prokurori për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Avokati Nexhdet Kambo, të cilit BIRN i kërkoi mendim juridik rreth këtyre çështjeve tha se në këto raste mungon ana objektive e veprës penale të “prostitucionit” dhe “shfrytëzimit të prostitucionit”. Sipas tij “nëse s’ka objekt, që të përmbushë elementet e veprës penale, s’mund të akuzosh dikë që si ka kryer elementët e veprës”.  Ai thotë se i sheh këto raste si biznese të ligjshme dhe se detyra e shtetit është t’i kontrollojë në aspektin e detyrimit financiar dhe kontributeve shoqërore.

E gjendur për para një situate të tillë, gjykata e Tiranës kryesisht i ka lënë të lirë të arrestuarit në pritje të proceseve gjyqësore. Po kështu edhe në rastin e 5 shtatorit gjykata vendosi të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e “arrestit në shtëpi”  për administratoren Dafina T. Për bashkëshortin e saj, që shërbente si taksist i këtyre vajzave, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa i liroi të gjitha vajzat.

Vetë të ndaluarit thanë se nuk kishin dijeni se ajo që po bënin ishte e paligjshme.  “…Nuk kam detyruar asnjë vajzë të bëjë një punë të tillë. Çdo veprim kryhej me dëshirën e tyre dhe mund t’i pyesni këto në gjykatë…”-ka deklaruar Dafina T. gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati i saj Stefan Topalli, i tha BIRN se akuzat e ngritura nga policia janë të ekzagjeruara, pasi juridikisht nuk ka “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. “Juridikisht këto raste janë shumë të diskutueshme. Në gjykimin tim, nuk ka vepër penale nga ato që pretendohet. Mund të hyjë tek pornografia, por dhe kjo ka shumë diskutim,” tha avokati për BIRN.

Por sociologia Marsida Simo i tha BIRN se kjo punë gjatë të cilës vajzat flasin, e zhvishen në dhoma chati me të tjerë përmes internetit, mund të quhet prostitucion virtual dhe është thjeshtë një vijim i prostitucionit i ndryshuar me zhvillimin e teknologjisë duke përshtatur ofertën me kohën.

Simo tha se shqetësimi në këtë rast ishte mundësia që në aktivitet të përfshiheshin të fëmijë. “Mos të mendojmë që prostitucion do konsiderojmë vetëm aktin fizik sepse i gjithë procesi që ndiqet për të përfituar këtë shërbim është ilegal…”-thotë për BIRN sociologia Simo.

Megjithatë për prokurorët për sa kohë kjo vepër nuk përshkruhet në Kodin Penal dhe sa kohë asnjë nga pjesëmarrëset nuk është e mitur, është e pamundur të merren dënime në gjykatë. Një prej tyre i tha BIRN se i shikon këto raste më tepër si koopetencë e Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa tha se ato duhet të licensohen dhe të paguajnë detyrime financiare ndaj shtetit.

Prokurori bëri një paralelizëm të këtyre rasteve në të cilat ka ndërhyrë policia, me komunikimin virtual telfonik që u bë i njohur si  “0900-ta”, të cilat reklamohen lirshëm në televizon dhe faqe gazetash./birn/a.m.

Next Post
Aksident me 3 të plagosur në Klos, furgoni përplaset me makinën

E rëndë në Fier, në gjendje kritike 3-vjeçari, u përplas nga një automjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In