• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Propozohet shkrirja e trupave kontrolluese në 6 mega-inspektorate

by Java News
19/02/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qeveri po përgatitet një draft, që ka të bëjë me riorganizimin e Trupave Inspektuese të Inspektorateve Shtetëror ekzistues, Agjencive dhe Drejtorive, të cilat kryejnë procedura inspektuese. Objektivi i këtij projekti është riorganizimi i trupave inspektuese shtetërore sipas fushave të inspektimit me funksione të ngjashme inspektuese, për të shmangur mbivendosjet e kompetencave ligjore, si dhe për një menaxhim dhe koordinim më të mirë të ISH-ve.

Projektligji është ende në procesin e diskutimit

Trupat inspektuese janë të organizuara sipas parimit “një inspektorat për një ministri”, por për fusha inspektimi të veçanta ka raste përjashtimore.  Aktualisht trupat inspektuese janë të organizuara në inspektorate shtetërore dhe vendore. Trupat inspektuese janë gjithsej 15, dhe të ndara sipas fushave të ministrive të linjës. Nisur nga mbikëqyrja e veprimtarisë inspektuese të Inspektorateve Shtetërore, është konstatuar se ka mbivendosje të disa funksioneve inspektuese midis inspektorateve të ndryshme, të cilët inspektojnë në mënyrë të pavarur, për të njëjtën fushë inspektimi, duke rënduar biznesin dhe rritur kostot e tepërta financiare të buxhetit të shtetit.

Përveç inspektorateve dhe trupave inspektuese, ekzistojnë edhe institucione të tjera, të cilat, megjithëse ushtrojnë funksione inspektimi, nuk janë nën mbikëqyrjen e Inspektoratit Qendror.

Për zbatimin e parimit të ligjit të inspektimit, sugjerohet riorganizimi i të gjitha trupave inspektuese me funksione të përbashkëta ose të ngjashme inspektuese. Kjo, për rritjen e transparences, efikasitetit të trupave inspektuese, uljen e barrës administrative ndaj biznesit, si një hap i rëndësishëm i goditjes së korrupsionit gjatë procesit të inspektimeve.

Propozimet

Propozohet të krijohet Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë dhe Ushqimit, si një mega-inspektorat, i cili duhet të jetë përgjegjës për kontrollin e sigurimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe zinxhirit ushqimor, duke siguruar mbrojtjen e interesit publik, ku të jenë pjesë përbërëse edhe këto institucione: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore; Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës; Drejtoria e Shërbimit Veterinar; Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet; Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor; Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës.

Institucioni i dytë i madh do të ishte Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit, ku të bashkohen institucionet me struktura inspektuese si: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura; Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Këto institucione janë përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit, pyjeve e kullotave, monitorimin e cilësisë së ujërave, mbrojtjen e zonës bregdetare dhe veprimtarive turistike, si dhe turizmin, duke siguruar një mbrojtje sa më efikase të mjedisit që na rrethon.

Nga ana tjetër, propozohet krijimi i Inspektoratit Shtetëror të Teknikës dhe Teknologjisë, strukturë që do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore dhe shërbimeve të destinuara për konsumatorët, sipas legjislacionit për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore dhe legjislacionit për tregtimin e mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore. Pjesë në këtë inspektorat mendojmë se duhet të jenë: Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial; Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera; Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (MM); Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Është menduar që Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë, do të mbulojë të gjitha inspektimet për mallra, që tregtohen duke përfshirë edhe: naftën dhe gazin; pajisjet nënpresion; pajisjet elektrike; materialet e ndërtimit, në pikat e prodhimit apo shitjes së tyre.

Një tjetër fushë kontrolli do t’i takonte Inspektoratit Shtetëror të Transportit dhe Infrastrukturës, si inspektorat që mbikëqyrës dhe kontrollin sektorin e infrastrukturës dhe transportit rrugor, detar, hekurudhor dhe të aviacionit, ku pjesë përbërëse mund të jenë: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor; Autoriteti i Aviacionit Civil; Drejtoria e Përgjithshme Detare; Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave; Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave. Të gjitha këto institucione do të organizoheshin në një njësi të përbashkët, për t’u ofruar e garantuar përdoruesve të transportit civil, se shërbimi ndaj tyre apo mallrave do të jetë në përputhje me kriteret që përcaktojnë ligjet sektoriale. Aktualisht të gjitha këto institucione nuk kanë një bërthame të vetme organizuese e koordinuese.

Ndërkohë, një tjetër fush do të mbulohej nga Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë, ku pjesë e këtij inspektorati do të ishin: Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut; Drejtoria e Hetimit Tatimor; Drejtoria e Hetimit Doganor. Sipas hartuesve të draftit, Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë, do të garantojë ligjshmërinë për mbikëqyrjen e tregut si dhe të interesave për sa i përket anës financiarë dhe fiskale, duke siguruar tatimpaguesit, administratën tatimore, agjentët tatimorë, agjentët e mbajtjes së tatimit në burim, si dhe për persona të tjerë, të përcaktuar nga legjislacioni tatimor duke patur veprimtari inspektuese dhe vënë masë administrative, dhe për rrjedhojë duhet të grupohen në këtë inspektorat të vetëm.

Ndërsa Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale mendohet që të mbikëqyrë legjislacionin e punës dhe sigurimeve shoqërore, si dy detyrime me natyrë fiskale dhe që kanë të bëjnë me pagesa të lidhura me punën dhe si të tilla duhet të evidentohen nga ky Inspektorat. Aktualisht, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, kontrollon zbatimin e legjislacionit të punës nga të gjithë punëdhënës e punëmarrës. Sugjerimi është që t’i bashkohen edhe disa institucione të tjera që kanë në fokus zbatueshmërinë e legjislacionit të punës, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si më poshtë: Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Instituti i Sigurimeve Shoqërore; Instituti i Sigurimeve Shëndetësore; Inspektorati Shtetëror i Arsimit; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave./raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Telefonata që zbuloi skandalin me pronat në Lezhë, drejtoresha-nuses: Fshih dosjet..

VIDEO/ Disa anëtarë të PD në Lezhë, zenë rrugën ku do kalojë Rama për në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In