• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin e PS për kryebashkiak në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora

by Java News
19/03/2023 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Partisë Socialiste e Bashkisë Librazhd është mbledhur gjatë kësaj jave që po mbyllet dhe  ka zhvilluar konsultime serioze me bazën e cila ka propozuar kandidatët për në këshillin e ri bashkiak dhe kandidaturat për kryetar të kësaj bashkie. Ajo që ka rënë sy gjatë konsultimeve dhe diskutimeve ishte fakti që propozimet për kandidatët për kryetar ishin të shumta dhe në këto propozime dominuan kandidatët që kanë qenë dhe që aktualisht janë drejtues në Drejtoritë më kryesore, si ajo e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Spitalit Lokal, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Shëndetit Publik  si edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ndërsa kanë munguar propozime të kandidaturave nga Shoqëria Civile apo personalitete nga fusha të ndryshme. Në këtë listë është përfshirë edhe kreu aktual i kësaj Bashkie, Kastriot Gurra i cili për dy mandate radhazi ka drejtuar Librazhdin duke synuar kandidimin për një mandat të tretë  si edhe Kryetarja e PS, Fatbardhja Qatja.

Interesant është fakti që Asambleja e PS së Librazhdit ka propozuar si kandidat për Kryetar të kësaj Bashkie edhe z. Asllan Musta, një emër mjaft të njohur ky nga bota e biznesit, por edhe mjaft aktiv në politikë ndër vite. Biznesmeni i suksesshëm Asllan Musta nga fshati Zgosht i Njësisë Administrative Qendër i Bashkisë Librazhd është pjesë e Diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ku drejton disa kompani të rëndësishme në të cilat punojnë një numër i madh emigrantësh të ligjshëm nga Shqipëria.

Pas propozimit të biznesmenit Asllan Musta si kandidat për Kryetar Bashkie një Grup i madh emigrantësh nga Librazhdi që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe ju janë drejtuar bashkëpatriotëve të tyre librazhdas me anë të një mesazhi publik për t’i dhënë mbështetjen maksimale Mustës.

“Ne vlerësojmë padyshim edhe kandidatët e tjerë që ka propozuar Asambleja e PS ,por duke parë angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të tij për tu bërë më e mira për Librazhdin ne  si Diasporë shpresojmë që ai të jo vetëm të jetë kandidati i përzgjedhur mes atyre që i janë propozuar Kryesisë së P.S.SH për kryetar i Bashkisë së Librazhdit  por edhe fituesi garës së zgjedhjeve vendore në 14 Maj 2023  .Jemi krenarë që një emigrant kaq i suksesshëm me sipërmarrjet e tij është  mes emrave që do përzgjidhen për të garuar për postin  e kryetarit të bashkisë ne vendlindjen e tij në një kohë që politika po fajësohet për largimet masive të nga vendi ynë .Prandaj ne   garantojmë mbështetjen maksimale jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar një fitore spektakolare të kandidatit nga Diaspora , por premtojmë edhe më shumë  investime të familjeve tona në emigracion për vendlindjen tonë të dashur te e cila e kemi mendjen dhe zemrën në çdo çast. Ne e duam Librazhdin dhe miratimi si kandidat për kryetar bashkie  i Biznesmenit Asllan Musta do të jetë jo vetëm një sinjal pozitiv por edhe një mesazh  i qartë për të gjithë se në është momenti i duhet që  ti hapet  rruga për të qeverisur  atyre njerëzve që nëpërmjet punës së ndershme  dhe sakrificave të panumërta  në  emigracion   kanë arritur  të kenë sipërmarrje të suksesshme edhe në vendet më të zhvilluara”, shkruhet në mesazh.

Aktualisht postin e kryebashkiakut të Librazhdit e mban Kastriot Gurra, ndërsa ai është një ndër emrat e propozuar nga Asambleja e PS. Ende nuk dihet nëse Rama do t’a rikandidojë ndërsa lista e plotë e kandidatëve për kryebashkiak do të bëhet publike më 25 mars.

Lista e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie nga Asambleja e PSSH Librazhd
1-Kastriot Gurra
2-Hysni Hoxha
3-Enver Shkurti
4-Fatmir Brazhda
5-Asllan Musta
6-Bledar Hima
7-Fatbardha Qatja
8-Mariglen Disha
9-Ermal Kurti

 

/s.f

Next Post
Konstruktori Arben Dervishi: Projektet tona kanë mangësi, këtu edhe inxhinieri elektrik bën projekte

Inceneratori i Fierit/ Firmoste punime fiktive, Dervishaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari. Tentoi të fshihte provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

July 4, 2026
Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

July 4, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Bullizmi nuk është protestë

July 4, 2026
GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

July 4, 2026
“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

July 4, 2026
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In