• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Propozimi, ulje burgu për kuponin tatimor

by A R
28/10/2015 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përsëritësit e shkeljeve për kuponin tatitmor në të ardhmen do të rrezikojnë më pak vitet burg se tani. Qeveria pranoi dje riformulimin e nenit 13 të projektligjit për ndryshime në Kodin Penal që parashikon burg për atë që nuk lëshon kuponin tatimor.

Me propozimin e deputetëve socialistë dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim është rënë dakord që të rishikohet ky nen i shumëdebatuar, për të përcaktuar saktësisht se ku do të mbetet përgjegjësia në rast moslëshimi të kuponit tatimor, tek administratori i biznesit apo punonjësi që nuk e kryen këtë veprim.

Por qeveria u tregua e gatshme të rishikojë edhe një sërë nenesh të tjera pas sugjerimeve të relatores Vasilika Hysi kryesisht për të ulur marzhet e dënimit nga 5-10 vjet burg, kur veprat përsëriteshin, në 3-7 vjet burg.

Ndërsa opozita këmbënguli në qëndrimin e saj kundër projektligjit duke e konsideruar të papranueshme zëvendësimin e masës administrative ‘gjobë’ me dënimin me burg. Sipas deputetëve demokratë qeveria i ofron qytetarëve vetëm burgun edhe kur ata duan të bëjnë biznes.

 

Kundërshtimet

“Ky kod ka 20 e ca vjet që zbatohet dhe masat fillojnë me gjobë dhe vijojnë me burg. Ju thoni se do të bëjë burg edhe dikush që kalon një arkë me shishe vere edhe dikush tjetër që kalon një maune. Nuk mund të barazoni se nuk ka proporcion mes tyre. Kodi Penal nuk mund të jetë thjesht represiv se nuk ka asnjë lloj efekti”, deklaroi demokrati Oerd Bylykbashi.

Në përgjigje të tij, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj theksoi se kjo është një masë që është konsideruar e nevojshme për shkak se gjobat kanë qenë të paefektshme. “Ju kur ishit në mazhorancë propozuat ashpërsimin e Kodit Rrugor që parashikonte gjobë dhe burg dhe u ristrukturua gjithë neni se ishte fenomen i përsëritur. Në të njëjtën logjikë vjen dhe ky ndryshim. Edhe raportet tregojnë se këto dy lloj shkeljesh janë më të shumtat, kontrabanda e mallrave me akcizë dhe mallra kontrabandë të hedhura në treg”, kujtoi ajo.

Në të njëjtën logjikë vijoi diskutimin edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili thekoi se në çdo rast bëhet fjalë për kontrabandë. “Po flasim për kontrabandë. Si 1 arkë si 3 arka kontrabandë është. Ne bëjmë dënim penal për veprën”, theksoi ai.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili sugjeroi që qeveria të bënte publike edhe statistikat për shkeljet e evidentuara në praktikë, çka, sipas tij, do të bënin më të lehtë mbështetjen e këtyre ndryshimeve ligjore. “Nëse kemi të dhëna që kjo kontrabandë është rritur dakord, por nëse e dhëna është e njëjta dhe kontrabanda ulet këtu pastaj arsyetimi hyn në vështirësi”, tha ai.

Në përgjigje të tij Felaj theksoi se raportet e Prokurorit të Përgjithshëm faktojnë shifrat në rritje të krimininalitetit si pasojë e kontrabandës të mallrave me akcizë apo hedhjes në treg të mallrave kontrabandë. Edhe deputetët e tjerë të mazhorancës mbështetën në tërësi ndryshimet e propozuara me përjashtim të nenit 13, atij për moslëshimin e kuponit tatimor.

Projektligji parashikon dënim deri në 3 vjet burg për çdokënd që nuk lëshon kupon tatimor. Por për socialistin Pandeli Majko dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili duhet të bëhej një saktësim se kujt do t’i mbetej përgjegjësia, punonjësit apo administratorit të biznesit.

“Do ishte e vështirë të kuptohet që për fajin që e bën një punonjës i pandërgjegjshëm, i lig, dënimi të shkojë te administratori i tij. Në këtë mënyrë ne do të targetonim një shpërndarje përgjegjësie të padrejtë dhe do të stimulonim një abuzivizëm në atë që është funksionimi kapilar mes klientit dhe shërbimit që merr”, – sugjeroi Vasili i mbështetur edhe nga Majko. “Ne duhet lëmë kohë vetes të negociojmë edhe me përfaqësuesit e qeverisë për të gjetur një zgjidhje pasi kemi të bëjmë vërtet me një histori juridike e cila ka dy anë, së pari nuk kemi pse ta idealizojmë sjelljen e administratës tatimore apo doganore por së dyti mendoj që çështja e kuponit tatimor, kush e ka përgjegjësinë mos na vënë në pozitën e aksidentit ku në vend që të dënojmë shoferin dënojmë pronarin e makinës”, propozoi Majko.

Ky propozim u pranua nga anëtarët e komisionit dhe qeveria. Projektligji për ndryshimet në Kodin Penal ashpërson masat në luftën kundër kontrabandës, informalitetit dhe evazionit fiskal në tërësi. Ndryshimi kryesor lidhet me faktin që për shumë nga këto masa hiqet masa administrative me gjobë dhe kalohet në dënimin me burg.

SHEKULLI

Next Post

Shtyhet gjyqi për Ballist Morinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In