• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Propozimi i Trump për Gjyqtar Suprem kundërshtohet nga demokratët

by A R
01/02/2017 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Figura kryesore të Partisë Demokratike kanë shprehur kundërshtimin e tyre për emërimin e Neil Gorsuch nga Donald Trump për vendin vakant në gjykatën supreme.

Trump zgjodhi gjykatësin e gjykatës së apeleve në Kolorado për të zëvendësuar të ndjerin Antonin Scalia. Por lideri i demokratëve në Senat Chuck Schumer tha se kishte dyshime serioze për emërimin e Gorsuch.

Në të njëjtin kuadër senatorja e Massachusetts Elizabeth Warren akuzoi të emëruarin se në vendime të mëparshme është bërë palë ndaj kompanive të mëdha në kurriz të punëtorëve amerikanë. Edhe kreu i dhomës së ulët të Kongresit Demokratja Nancy Pelosi u shpreh kundër emërimit të Gorsuch, duke e cilësuar atë si një emërim shumë armiqësor dhe një vendim shumë të keq.

Duke shtuar kritikat, senatori i Vermontit Bernie Sanders, ish-kandidat presidencial, tha se gjykatësi Gorsuch duhet të shpjegojë armiqësinë e tij ndaj të drejtave të grave, mbështetjen për korporatat dhe kundërshtimin ndaj reformës për financimin e fushatës. Sidoqoftë, nëse konfirmohet nga Senati, 49 vjeçari Gorsuch do të rivendosë shumicën konservatorë 5 me 4 në Gjykatën Supreme, shumicë që humbi me vdekjen e Scalias, përcjell TCH.

Republikanët, ndërkohë, janë shprehur në favor të Gorscuh dhe thanë se do ta aprovojnë emërimin e tij. Sipas senatorit Ted Cruz, demokratët nuk do të kenë sukses që të bllokojnë emërimin edhe përmes një filibusteri, termi teknik që përdoret për të përshkruar një fjalim tejet të gjatë për të vonuar procedurat në legjislativ.

Demokratët i dinë rreziqet e një procedurë të tillë, pasi ata mes tyre që luftojnë të rizgjidhen vitin e ardhshëm në shtete që fitoi Trump, mund të përballen me pasoja politike për bllokimin. Republikanëve i duhen 60 vota për të miratuar emërimin e Trump dhe aktualisht kanë 52 në senatin me 100, gjë që do të thotë se kanë nevojë për votat e 8 demokratëve./b.d

Next Post
Navas: “Tifozët po e lëndojnë Ronaldon kur i fishkëllejnë”

Navas: “Tifozët po e lëndojnë Ronaldon kur i fishkëllejnë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In