• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Propozimi qeverisë / Rritja e taksës së siguracioneve për makinat, ja sa do paguajmë

by A R
08/11/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me trefishimin e taksës së siguracioneve, çmimet automatikisht do të pësojnë rritje. E përkthyer në vlera monetare, çmimet e siguracioneve të automjeteve do të rriten 1064 lekë deri 1113 lekë më shumë.

Rritjen më të lartë të çmimit të siguracioneve do ta kenë makinat e prodhuara para vitit 2005. Aktualisht, këto makina kanë çmime më të larta siguracioni se makinat e prodhuara pas vitit 2005 për shkak të ndikimit të lartë që kanë në ndotjen e ambientit, por me rritjen e primit, për të gjithë ata që disponojnë një makinë të tillë, tarifën e siguracionit do ta paguajnë më shtrenjtë.

Rritje të konsiderueshme do të pësojnë edhe makinat që kanë fuqi motorike mbi 2500 kubikë. Nga rritja e çmimit të siguracionit nuk do të shpëtojnë as drejtuesit e furgonëve, autobusëve dhe motorëve, por edhe fermerët që disponojnë makineri bujqësore.

Çmimi i siguracionit të makinave paguhet sipas tri ndarjeve që i bëhet fuqisë motorike dhe vitit të prodhimit të mjetit para apo pas vitit 2005. Për makinat të prodhuara para vitit 2005, me fuqi motorike deri në 1600 kubikë, për 2016- n çmimi i siguracionit do të jetë 16,274 lekë apo 1064 lekë më shumë. Rëndesë në çmimin e siguracioneve do të ketë edhe për ata qytetarë që disponojnë një makinë të prodhuar pas vitit 2005, me fuqi motorike deri në 1600 kubikë.

Aktualisht, për këto lloj automjetesh çmimi i siguracionit është 15,210 lekë në vit, kurse për vitin e ardhshëm çmimi do të jetë 15,739 lekë apo 1029 lekë më shumë.

Për automjetet mbi 1600 kubikë deri në 2500 kubikë të prodhuara para vitit 2005, aktualisht çmimi i siguracionit do të pësojë rritje 1061 lekë, kurse për ato të prodhuara pas 2005-s, çmimi i siguracionit do të jetë 1148 lekë më shumë.  Nga ana tjetër, kush disponon një makinë me fuqi motorike mbi 2500 kubikë të prodhuar para vitit 2005, do të paguajë 1148 lekë më shumë siguracione vitin e ardhshëm. Kurse për këtë lloj makine, por të prodhuar pas vitit 2005, çmimi do të jetë 1113 lekë më shumë.

Nga rritja e çmimeve nuk do të shpëtojnë as motor- ët, ku edhe drejtuesit e tyre do të paguajnë çmim më të lartë siguracioni pas 1 janarit. Rritja e çmimit për motorët deri në 150 kubikë do të jetë 392 lekë, kurse për ato mbi 150 kubikë do të jetë 602 lekë. Ndryshimi i primit të shkruar do të sjellë rritje të çmimeve të siguracioneve për të gjitha kategoritë, por nga ana tjetër, Financave do t’u sjellë më shumë të ardhura.

Në paketën fiskale të vitit 2015, qeveria hoqi TVSH-në 20 për qind të primit dhe vendosi vetëm taksën 3 për qind, kjo sipas llogaritjeve do të sillte çmime më të ulëta të siguracioneve për qytetarët dhe më shumë të ardhura në buxhet. Këto ndryshime me qëllim balancues nuk reflektuan as në tregun e siguracioneve, por as edhe në rregullimin e të ardhurave në buxhet.

Nga ana tjetër, Financat janë duke diskutuar me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar projektbuxhetin e ardhshëm dhe paketën fiskale, ku shqetësimet mbi nivelin e lartë të borxhit publik dhe përmirësuesve të treguesve fiskalë mbeten pikat më të forta të debatit. / Panorama

Next Post

Pas 25 vitesh, në Birmani zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In