• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi për shpalljen e malit të Munellës zonë e mbrojtur, Klosi: Dëgjojmë banorët pastaj vendosim

by Java News
12/03/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimi për rëndësinë dhe vlerat e zonave të mbrojtura, për skanimin e të gjitha atyre që janë pjesë e kësaj harte apo të atyre që pritet ti shtohen kësaj liste, është një nga më të rëndësishmit për ministrin Klosi. Kjo, pasi zonat e mbrojtura jo vetëm ruajnë dhe trashëgojnë vlerat natyrore karakteristike sipas zonave të ndryshme në Shqipëri, por edhe sepse janë atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Një nga propozimet e reja që vjen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është shpallja e malit të Munellës si zonë e mbrojtur, duke pasur parasysh vlerat që ka kjo zonë por edhe sepse është habitati i vetëm natyror ku riprodhohet rrëqebulli i Ballkanit në Shqipëri. Propozim që u diskutua me profesorë dhe banorë të zonës.

“Ne vijm vetë këtu me njerëzit, dëgjojmë çfarë mendojnë njerëzit, dëgjojmë cfarë perspektive ka zona në sytë e vetë banorëve të zonës, dhe pastaj marrim një vendim që natyrisht do të kalojë në qeverinë shqiptare, por që është një vendim që ndikon drejtpërsedrejt në jetën e banorëve të këtij komuniteti. Pra, mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë sot një shqetësim shumë të madh. Do ta lëmë që të vazhdojë erozioni, të vazhdojë shpyllëzimi i zonës dhe të vazhdojmë të jemi indiferentë apo të pavëmendshëm karshi shkatërrimit të një prej pasurive më të mëdha kombëtare që kemi në zonën pyjore të vendit apo të gjithë së bashku, institucionet lokale, komuniteti dhe ne institucionet shtetërore do bëjmë një veprim që do të çojë në një drejtim tjetër”, tha ministri Klosi.

Kjo është arsyeja, pse ministri thotë se ka nisur këtë diskutim të hapur fillimisht me banorët e zonës, tek të cilët ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt.

“E para, do të ketë rregulla shumë të forta për menaxhimin e zonës së mbrojtur. Nuk mund të kemi sukses në turizëm në qoftë se e kemi vetëm në det dhe rërë. Ne na duhet të bëjmë atë që e kanë bërë shtetet e tjera që kanë turizëm 12 mujor. Po të shikosh numrin e turistëve që shkojnë në Austri në të 12 muajt e vitit ka pothuajse të njëjtin numër turistësh. Në qoftë se ne do të mendojmë që Shqipëria duhet të transformohet në një destinacion turistik, ku më mirë sesa këtu në pyllin e Munellës, në të katër bashkitë e marra së bashku, duke shtuar pyjet, duke shtuar arsyet për të ardhur dhe për ta vizituar, duke shtuar agroturizmin, ne mund të kemi turistë gjatë gjithë vitit. Arma më e fortë është bindja e komunitetit që kjo zonë me pasuritë që ka të mund të shndërrohet në një ekonomi dhe burim jetese”, tha ministri Klosi, në një takim me banorë dhe ekspertë të fushës, në fshatin Gjegjan të Pukës.

Next Post
Manastirliu në OKB: Financojmë ndërmarrjet sociale për fuqizimin ekonomik të gruas

Manastirliu në OKB: Financojmë ndërmarrjet sociale për fuqizimin ekonomik të gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In