• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi për fillimin e shkollës 5-vjeç/ Kushi: Po interpretohet gabim! Nuk do të jetë detyrim, u jep mundësi prindërve të zgjedhin

by A R
15/07/2022 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur për Vizion Plus në lidhje me draftin që është hedhur për kosnsultim për uljen e moshës së nxënësve të klasës së parë nga 6 në 5 vjeç.

Ministrja sqaroi se në asnjë rast ky propozim nuk është bërë të vendoset si detyrim por i jep mundësinë prindërve të zgjedhin nëse duan të regjistrojnë femijën e tyre 5-vjeç ose të presin deri në vitin e ardhshëm.

Madje, Kushi theksoi se kjo ka qenë edhe kërkesë e vetë prindërve apo edhe e arsimit parashkollor.

“Ky propozim po interpretohet gabim. Ne asnjëherë nuk kemi përmendur moshën, 5-vjeç. Ndryshimi që ne propozijmë thjesht i jep mundësinë prindërve që në ato raste kur fëmijët i mbushin 6 vjeç vetëm pak ditë pas fillimit të shkollës të mos presin deri vitin tjetër, dhe është një mundësi që i jepet, një e drejtë dhe në asnjë rast në detyrim. Ne e kemi propozuar këtë ndryshim edhe nga vetë kërkesat e prindërve. Edhe arsimi parashkollor ka sjellë kërkesa që prindërit duan t’i regjistrojnë fëmijët, edhe ekspertët e konsiderojnë humbje të interesoit të fëmijës nëse ai rri edhe një vit e pret vitin tetër shkollor.”

Për sa i përket rezultateve të provimeve të maturës shtetërore, Ministrja tha se ishin rezultate të kënaqshme edhe pse u morëm vetëm katër 10 absolute në të gjithë vendin.

“10 absolute është e rrallë jo vetëm në Shqipëri. Gjiuha shqipe është e vështirë, edhe po t’i referohemi vendeve të tjera. Të gjithë maturantët që kanë marrë mbi 9.5 janë mbi 1000 maturantë. Nivelet e maturantëve dhe rezultatet në këtë maturë janë të kënaqëshme. Pas pak muajsh do të bëjmë analizën në krahasim edhe me vitin e kaluar në mënyrë që mbi këto rezultate të reflektojmë.”

Ministrja Kushi prezantoi edhe propozimet e reja që do të aplikohen në maturën e ardhshme shtetërore.

Një test i automatizuar do të futet për degën e Mjeksisë së Përgjithshme dhe sipas Ministres ky test do të shmangë gabimet e do të nxjerrë rezultatet në kohë rekord.

“Ndryshimi i parë që ne propozoijmë për vitin e ardhshëm lidhet me një test të automatizuar që lidhet me degën Mjekësi e Përgjithshme. Kemi filluar vetëm me këtë program sepse ka kërkesë të lartë e ndjeshmëri të madhe e qëllimi është që këtë metodë ta shtrijmë edhe në testet e tjera. Është një test që shmang gabiet e korrigjohet në kohë reale. Kemi nisur nga puna, kemi gjetur dakordësi te mësuesit, nxënësit e prindërit. Ndryshimi i dytë lidhet me shfuqizimin e nenit që nuk lejon rivlerësimin e testit.”

Kushi tha në lidhje të drejtëpërdrejtë se pas 15 vitesh do të propozohet edhe rivlerësimi i testeve i cili, është një e drejtë që maturantët duhet ta kenë.

“Asnjëherë nuk është parashikuar të rivlerësohet testi dhe arsyeja kryesore ka qenë koha e shkurtër kur maturantët marrin në dorë notat e tyre me kohën kur bëjnë aplikimin për universitet. Ne kemi menduar që këtë të drejtë që duhet ta kenë maturantët ta bëjmë realitet në vitin e ardhshëm. Mund të sjellë rritjen e notës por edhe uljen.”

Ankesave për vlerësimin e testeve të maturës ministrja u përgjigj duke thënë se janë shumë të rralla rastet kur një gabim në vlerësim mund të ketë ndikuar në rezultatin apo ndryshimin e notës së provimit.

“Ne i kemi verifikuar të gjitha rastet dhe nuk kemi gjetur raste që vlerësimi të ketë qenë i tillë sa për të ndryshuar notën. Në asnjë rast nuk kemi që vlerësimi të ketë penalizuar maturantët.”

Ministrja njoftoi gjithashtu se gjatë vitit të ardhshëm do të jenë tre kategori studentësh që do të përfitojnë përjashtim nga tarifa e studimeve si edhe bursë me vlerën e pagës minimale në vend.

Kushi tha se kategoria e parë iu përket të gjithë studentëve me rezultate 10 absolute, kategoria e dytë do të jenë studentët me mesatare mbi 8.5 por do të zgjedhin një nga programet që ministria ka cilësuar si prioritare dhe kategoria e tretë do të jenë të gjithë studentët që kanë fituar një olimpiadë ndërkombëtare me vendin e parë të dytë apo të tretë.

Fituesit e olimpiadave do të përfitojnë mbështetjen vetëm në rastet kur fusha e studimit do të jetë e njëjtë me atë të olimpiadës së fituar.

/a.r

Next Post
Zgjidhen drejtuesit e ri të PS në Elbasan, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark

Zgjidhen drejtuesit e ri të PS në Elbasan, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com